“Gëzuar për çunin që ma nxin ditën”, Jonida Vokshi uron bashkëshortin për ditëlindje
Aktori i njohur shqiptar, Besnik Krapi, feston sot ditëlindjen.
E në këtë ditë të veçantë, ai mori urim mjaft interesant dhe plot humor nga bashkëshortja e tij, aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, e cila ka zgjedhur fjalë të veçanta për ta uruar partnerin e saj në këtë ditë të rëndësishme.
“Gëzuar sot per cunin qe ma nxin diten, e ma zbukuron jetën”, ka shkruar Jonida në urimin e saj të publikuar në Instagram.
View this post on Instagram A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)
Krahas fjalëve të ëmbla, ajo ka ndarë edhe një kolazh fotografish, ku shihen disa nga momentet e veçanta që çifti ka përjetuar së bashku.
Postimi i saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar me komente të shumta pozitive, duke i uruar aktorit edhe shumë vite të lumtura.
Ndërkohë, Jonida është rikthyer edhe në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova”, duke vazhduar angazhimin e saj si moderatore e spektaklit, ndonëse fillimisht ishte raportuar se ajo nuk do të rikthehet në këtë sezon të pestë. /Telegrafi/
