POLITIKATË FUNDIT

Gazetari i “The Irish Times” e pranoi “disfatën” qysh në hyrje, e habitë kryeministri Kurti!

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të shkrimit nga korrespondenti për Evropë i mediumit irlandez The Irish Times, Jack Power, me titull “Kosovo’s Hibernophile leader says Balkan country is ready for EU test”, përcjell agkrncia e lajmeve INA.

Sipas Gashit, kryeministri Albin Kurti e ka vënë në vështirësi edhe vetë gazetarin irlandez, i cili, siç thotë analisti, qysh në hyrje të intervistës e pranon “disfatën” në raport me njohuritë letrare, pasi vetë nuk e ka lexuar kurrë James Joyce-in, ndërsa Kurti ka lexuar dy libra të tij gjatë kohës në burg. Gashi e konsideron Kurtin si politikanin shqiptar më të lexuar dhe shton se ai do të ishte “fantastik” si ministër i Jashtëm e më vonë edhe si president i Republikës.

Kryeministri Albin Kurti e paska nxanë ngushtë edhe gazetarin irlandez Jack Power të The Irish Times. Qysh në hyrje të intervistës, Power po e pranon «disfatën». Vetë s’e ka lexu kurrë Joyce-in, kurse Kurti i paska lexu dy libra të tij në burg.

Nuk ka dilemë se Albin Kurti është politikani shqiptar ma i lexumë.

Si ministër i Jashtëm, besoj se kishte me qenë fantastik. Ma vonë, edhe si president i Republikës.

Në raport me Sërbinë e me bashkësinë ndërkombëtare, ma të mirë mujmë me lypë, po s’e besoj që gjejmë.

Me ata që na kanë qeverisë për dy dekada e kemi krahasu boll. Ata ishin të palexumë. Ky është i lexumë.

Po neve tash na duhet një kryeministër që din me zhvillu ekonominë e me reformu rrënjësisht arsimin, shëndetësinë dhe drejtësinë.

A mundet Albin Kurti me i ba këto?

Isharatet nuk janë të mira, po kurrë s’i dihet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *