Gacaferi: Kurti nuk i tha jo Marshit për Liri, Abdixhiku veproi siç do të vepronte një lider partie
Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar për Marshin për Liri, duke thënë se Albin Kurti nuk e ka kundërshtuar atë, madje as në vitin 1997, kur në Prishtinë ishin tanket serbe.
Gacaferi e ka cilësuar Kurtin si një nga personat më të persekutuar dhe më meritorë për lirinë e Kosovës, ndërsa për Lumir Abdixhikun ka thënë se ka vepruar siç do të vepronte një lider i një partie që, sipas tij, ndër vite ka deklaruar se shqiptarët janë vrarë gjatë dhe pas luftës.
Postimi i Gacaferit:
Albin Kurti nuk i ka thënë jo Marshit për Liri as në vitin 1997 kur në rrugët e Prishtinës ishin tenkat e Serbisë!
Albin Kurti për mua, pas familjes Jashari, pas atyre qe e kanë dhënë jetën për liri, pas atyre qe i kanë humbur gjymtyrët e trupit për liri, mbetet njeriu më i persekutuar por edhe më i merituari qe sot kemi liri!
Ndërsa zt. Abdixhiku ka vepruar ashtu si do vepronte secili qe i prinë një partie e cila vite e vite ka thënë se na kanë vrarë, gjatë e pas luftës!
