TË FUNDIT

Fushë Kosova bëhet me linjë të re të autobusëve, lidhet me Prishtinën dhe disa fshatra

Komuna e Fushë Kosovës, ka bërë të ditur se nga sot ka nisur realizimi i premtimit për një linjë të re të transportit publik, e cila do të lidhë disa lokalitete me Prishtinën.

Sipas njoftimit të Komunës së Fushë-Kosovës, linja e re e autobusëve do të përfshijë relacionin Prishtinë–Fushë Kosovë, duke vazhduar drejt Nakaradës, Lismirit, Bardhit të Madh, Grabocit të Ulët dhe Grabocit të Epërm.

Ky shërbim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të përmirësojë lidhjen e këtyre lokaliteteve me kryeqytetin dhe Fushë-Kosovën.

Realizimi i kësaj linje vjen pas premtimit të kryetarit Valon Prebreza për zgjerimin dhe përmirësimin e transportit publik në komunë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *