“Fuqia e dinarit”, Bekteshi ‘shpërthen’ ndaj Baton Haxhiut dhe godet opozitën për sulmet ndaj Kurtit
Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi ka reaguar ashpër ndaj Baton Haxhiut, duke e akuzuar këtë të fundit për përhapje të të pavërtetave dhe ndikim të qëllimshëm në skenën politike në Kosovë.
Në reagimin e tij në Facebook, Bekteshi ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë dhe rolin e Haxhiut në opinionin publik.
Ai ka përfshirë në këtë reagim edhe opozitën, duke potencuar se ajo po i përdor deklaratat dhe parashikimet e Haxhiut për të sulmuar kryeministrin Albin Kurti, pavarësisht dyshimeve që, sipas tij, ekzistojnë për qëndrimet dhe të kaluarën e analistit, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Fuqia e dinarit!
Ky ‘analist’, që u betua ne Beograd, vazhdon të fabrikojë të pavërteta mbi politikën reale kosovare.
-sajon sondazhe të rreme me porosi
-kërkon dhunë për individë të caktuar me porosi dhe jo vetëm kaq.
-dyertë i ka të hapura nga TV studiot, sikur te luftonte hasmin e Kosoves, por, në realitet ky është në shërbim të hasmit.
Megjithatë, ai vazhdon te kete hapsirë ne mediat kosovare edhepse parashikimet e tij dalin diametralisht të kundërta me realitetin, jo se ai nuk e di këtë, por sepse e ka mision, e ka profesion me pagesë.
Opozitës i pëlqejnë fjalët, parashikimet e Batonit, andaj asaj s’i bënë përshtypje a ishte dhe është Batoni spiun serb, sepse Batoni ne cak ka Kurtin, kundershtarin e tyre, dhe ajo vazhdon të kenaqet me propaganden batoniane në heshtje.
Praprakisht, Batoni, si këshilltar i Ramës, e kreu me sukses misionin e tij duke e afruar Ramën me Serbine dhe duke e larguar me Kosovën. Sepse ai i provoi gërshërët për Kosovën, tani i do thikat në Kosovë.
“Mrekullitë” shqiptare në Kosovë vazhdojnë të patrazuara, dhe mbetet të shihet se a do t’i ndeshkoje këto veprime bizare votuesi në qershor, kur ‘çurshiat’ do të tentohet të hahen pa pjekë!
