Foshnja njëvjeçare helmohet me detergjent në Kumanovë
Një fëmijë njëvjeçar i helmuar me detergjent është pranuar mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.
– Më 13.10.2026 në orën 21:32 në SPB Kumanovë, nga Spitalit i Përgjithshëm i Kumanovës është denoncuar se në spital është sjellë një fëmijë njëvjeçar, i helmuar nga detergjenti, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Nga policia shtohet se po ndërmerren masa për zbardhjen e rrethanave të rastit.
