Gjendet pa shenja jete një person në Rahovicë të Ferizajt
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur në fshatin Rahovicë të Ferizajt.
“14.10.2026-21:35. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, mjekësia ligjore dhe prokurori”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/
