POLITIKATË FUNDIT

Fitorja ndaj Vuçiçit, fitore e serbëve dhe jo e shqiptarëve dhe e Kosovës!

Fitorja e aleancës studentore në Serbi më 25 tetor 2026 ishte një dëshmi e re se serbët e grekët, përgjithësisht popujt e tjerë, kanë patriotizëm e nacionalizëm me zemra, bindje, vepra, vota…! Ndërsa tek ne, shumica e popullit shqiptar, sidomos e atij "të majtë", e kanë patriotizmin me së shumti e më së shpeshti fjalaresk e mburracak!? Më troç e më SHQIP, fatkeqësisht, e kanë me rrahje gjoksesh sa u zënë kallo e bëhen gropa; me këngë e valle për parti e kryetar; me llafe të kota, sa çuditet dhe qesh bota!? Edhe duke mos u bashkuar masivisht me njeri- tjetrin, për Shqipëri e Komb, për jetë shumë më të mirë e të dinjitetshme, as në kohën kur u ka zënë derën, diellin, Brukselin…, e keqja dhe e kota!

Prandaj humbja e Vuçiçit dhe fitorja e Listës së Studentëve, jo më pak nacionalistë shovinistë se ai, nuk është fort për t'u gëzuar e për të festuar në dy shtetet e në trojet shqiptare! Në Serbi ikën një Vuçiç e në vend të tij vihet një viç apo çiç tjetër, po aq apo edhe më tepër antishqiptar! Për këtë ma përforcon bindjen edhe opinioni i

Boris Dežulović, publicist kroat. Sipas tij, shprehur kohë më parë, "Studentët serbë nuk janë bartës të ideve përparimtare, por të kleronacionalizmit.

Në vend që të protestojnë për ndryshime përparimtare, studentët serbë protestojnë duke mbajtur kryqe dhe ikona shenjtorësh.

Një kthesë e tillë drejt kleronacionalizmit dhe dogmave konservatore, në vend të mendimit kritik, tregon se rinia serbe është plakur para kohe.»

Edhe sipas gjykimit tim, që sinqerisht uroj të jetë i gabuar, fitorja e Listës së Studentëve ndaj Vuçiçit është fitore e një forme të re nacional-shovinizmi, të ri jo nga brumi e përmbajtja, por nga sloganet dhe disa kërkesa, mbi një formë të vjetër, të dalë boje, zemre, mendje, qejfi…!

Nuk besoj se qeveria e re në Beograd do të ndërrojë mendime e qëndrime ndaj pavarësisë dhe shtetit të Kosovës! As se do të heqë dorë edhe nga endrrat e përrallat e moçme dhe përpjekjet e kota, për t'i parë të jetësuara, siç ua thotë koka…!

Natyrisht, do të ketë risi në forma e slogane, sidomos në politikën dhe jetën e përditshme në Serbi, me synimin dhe llogarinë për t'u dukur më të pranueshëm e për tu futur më thellë në zemrat e Uashingtonit e të Brukselit, por jo hedhje në koshat e plehrave të planeve dhe hartave të Pashiqit, Çubriloviçit, Sheshelit…!

Sikur të bindeshin se janë shumë të vonuar e donkishoteskë për ti hedhur të gjitha vjetërsirat ndaj Kosovës, që kanë në koka sa më shpejt në Danub e në Sava, do të ishte, së pari në të mirë të Serbisë e pastaj të Kosovës dhe gjithë rajonit!

Gjithsesi, ne shqiptarët kemi bollëk arsyesh e të drejte të urojmë që Aleksandar Vuçiç të ketë këmbë të mbarë e të tërheqë sa më shpejt me vete, me dëshirë apo zvarrë, edhe Edi Ramën! Edhe ai po zhytet gjithnjë e më thellë në detin e protestave të nxënësve, studentëve, profesorëve dhe qytetarëve në Tiranë. Sepse, edhe ai po mbush 14 vjet në pushtet! Por, edhe sepse, siç e ka vlerësuar gazetari i njohur gjerman i "Frankfurter Allgemeine Zeitung" (FAZ), Michael Martens, në shtator të vitit 2023, në platformën X (dikur Twitter), "Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiqit".

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me humbjen e kampit të Aleksandar Vuçiqit dhe fitoren e listës së udhëhequr nga studentët sipas rezultateve paraprake, hapin një kapitull të ri politik për Beogradin. Ky zhvillim nuk…

Në Ballkanin Perëndimor, ku demokracia, sundimi i ligjit dhe integrimi evropian vazhdojnë të përballen me sfida të rëndësishme, debati mbi përqendrimin e pushtetit dhe tiparet autoritare të udhëheqjes politike mbetet thelbësor. Në…

Humbja e partisë së Aleksandër Vuçiqit në Serbi pas 14 vitesh në pushtet, është e mirëseardhur. Nuk do të thotë se pritet shumë ndoshta edhe nga Lista Studentore, por kjo mbetet të shihet. Mendja më thotë se duhet të…

Sa herë që Austria feston Ditën e saj Kombëtare, më vjen ndërmend Princi Eugen, ai që e mbrojti këtë vend të bukur dhe vetë civilizimin europian. Ashtu siç bëri më parë Gjergj Kastrioti, "Athleta Christi",…

Me qeverisjen dhe udhëheqjen e tanishme, Kosova nuk mund të integrohet në Bashkimin Europian dhe as të anëtarësohet në NATO. Kjo ndodh sepse, me njerëz që trurin e tyre e kanë të lidhur me ideologjinë islamike dhe shohin ëndrra…

Rënia e Aleksandar Vuçiqit pas 14 vjetësh në pushtet u prit me lehtësim në shumë kryeqytete të rajonit. Por për shqiptarët – si për ata të Luginës së Preshevës, ashtu edhe për Kosovën – pyetja nuk…

Serbia hyri natën e së dielës në një epokë të re politike. Pas 14 vjetësh pushtet të pandërprerë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke ia…

Më 24 tetor, dita e dymbëdhjetë e protestës studentore në Tiranë u mbyll me 23 persona që kërkuan ndihmë mjekësore: trembëdhjetë protestues, gjashtë policë, tre gazetarë dhe një deputet. Një i ri u operua…

Humbja e atdhetarit Osman Osmani, birit të Kosovës dhe të kombit shqiptar, nga Morina e Gjakovës, është e thellë dhe e dhimbshme, veçanërisht për ata prej nesh që patën fatin ta njihnin personalisht, të punonin me të dhe ta…

Një ditë para se të përballej me votuesit e vet, Aleksandar Vuçiqi gjeti kohë të mbronte Edi Ramën nga protestuesit në Tiranë. Kjo nuk ishte rastësi. Për më shumë se një dekadë, kryeministri shqiptar dhe lideri serb…

Në kuadrin e operacionit të OKB-së “Alba”, Turqia kishte dislokuar në Zall-Herr, Shqipëri, 900 trupa. Zonat e veprimit ishin në mbrojtje të aeroportit të Rinasit, të zonës perëndimore të Tiranës dhe të aksit rrugor…

Edi Rama, pushteti nuk është pronë private dhe Shqipëria nuk është pronë e askujt. Karriget e pushtetit mund të duken të përjetshme për ata që janë ulur gjatë në to, por historia ka treguar se asnjë pushtet nuk…

Të shtunën, Tirana përjetoi ditën më të rëndë të protestave që nga mesi i tetorit. Ministria e Shëndetësisë raportoi 13 të lënduar: protestues, disa prej tyre me dëmtime në sy, policë, dy gazetarë dhe…

Sot, Erjon Vishkulli është fytyra e vërtetë kurajoze dhe frymëzuese e djalërisë shqiptare, që nuk pranon të heshtë edhe kur përballet me jetën nga një rregjim autokrat, represiv dhe gjakatar, si kjo e një sundimtari patologjik,…

Revolta masive dhe protestat studentore kanë treguar se zgjedhjet parlamentare të së dielës mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Serbisë. Sipas analistëve serbë, ekziston një forcë e re politike, e përfaqësuar nga…

Serbia voton nesër, më 25 tetor, në zgjedhje të parakohshme parlamentare që mund ta trondisin pushtetin katërmbëdhjetëvjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Për herë të parë pas shumë vitesh, rezultati nuk dihet…

Edhe Josip Broz Tito, një nga udhëheqësit më të njohur komunistë të shekullit XX, e kuptonte rëndësinë e rinisë dhe rolin e saj për të ardhmen e ish RSFJ-së. Ky gjatë protestave studentore të vitit 1968, e pati pranuar…

1. Hyrje Historia e albanologjisë evropiane dëshmon se zhvillimi i studimeve shqiptare është ndërtuar në një dialog të vazhdueshëm ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe atyre të huaj. Nga Johann Georg von Hahn, Gustav Meyer dhe Norbert Jokl…

Universiteti i Tiranës, i themeluar më 1957, ka një histori të rëndësishme në zhvillimin e arsimit dhe të shkencës shqiptare. Për shumë dekada, ai ka formuar specialistë, studiues dhe personalitete që kanë kontribuar në…

Ka pamje që të tronditin, skena që të lëndojnë shpirtërisht dhe momente që të bëjnë të pyesësh me dhimbje: Ku po shkon Shqipëria dhe çfarë të ardhmeje po ndërtojmë për brezat që…

1. Operacioni „Veles”: Manovra nëntokësore prapa pozicioneve ruse Sipas një njoftimi të Korpusit të Dytë të Gardës Kombëtare të Ukrainës, të njohur si „Khartia”, ushtarët ukrainas kanë përshkuar…

Marrëveshja e arritur në Prishtinë, më 29 shtator 2026, ndërmjet tetë partive politike shqiptare për krijimin e një liste të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që mbahen më 25 tetor,…

Në fotografinë zyrtare të samitit në Budvë të Malit të Zi, liderët e rajonit qëndrojnë krah për krah përpara flamujve të vendeve të tyre. Në rreshtin e parë është edhe kryeministri i Republikës së…

Lidhjet me diasporën, turizmi dhe zhvillimi i aviacionit i japin peshë strategjike një transportuesi të Kosovës. Menaxhimi profesional dhe financimi i qëndrueshëm mund ta kthejnë këtë ambicie në një investim me vlerë për…

Pas vitit 1924 asnjë qeveri shqiptare nuk e ngriti zyrtarisht çështjen e shqiptareve të Kosovës në Lidhjen e Kombeve, ndërkohë që çështja çame u ngrit edhe në vitet 1928 dhe 1934-1935. Qeveritë e Zogut e trajtuan atë…

BELLE, DEÇAN – Në katundin Belle të Mesme, në një nga vendbanimet me histori të pasur të trevës së Deçanit, ka nisur rikthimi në jetë i një monumenti me rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe…

Nesër shqiptarët e Luginës votojnë pa asnjë ulëse të garantuar, vetëm pjesëmarrja vendos sa zë do të kenë Në vitin 2020, uniteti solli tri ulëse. Kur garuan të ndarë, shqiptarët fituan vetëm…

Me rastin e 155-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës (1871–2026), në vend të një urimi të zakonshëm përkujtimor, po sjellim një dëshmi historike që ndriçon një dimension të rëndësishëm të…

Kur politika përpiqet të diktojë rregullat e debatit, qëndrimi i medias ndaj çdo forme presioni bëhet një çështje parimore e demokracisë. Por misioni i saj i vërtetë fillon aty ku përfundon zhurma e pushtetit dhe nis dëgjimi…

Sa e kanë për zemër “Lirinë e Kosovës” të gjithë ata politikanë shqiptarë, të cilët e deshtën madhështinë e tyre përpara ndërkombëtarëve, por në dëm të shtetit…

Prej një kohe të gjatë, sidomos në "epokën e demokracisë e të kapitalizmit" alla PS, ndeshesh, njihesh, debaton me plot politikanë, pushtetarë, zyrtarë, qytetarë dhe fshatarë të thjeshtë "të majtë",…

Për 135 ditë me radhë, rinia patriotike shqiptare protestoi paqësisht për liritë dhe të drejtat qytetare, për patriotizmin, demokracinë, shtetin ligjor, dinjitetin, antikrizën dhe antikorrupsionin. Më kryesorja, ajo që e dalloi…

Behajdin Allaqi, profesor gjimnazi nga Prizreni dhe një nga anëtarët e LPRK-së që morën pjesë në themelimin e UÇK-së, u zhduk më 11 qershor 1998. Trupi i tij nuk është gjetur kurrë. Më 16 shtator 2026, Dhomat e…

“Rreziku i mbrendshëm” — ka qenë ky titulli i një shkrimi të At Gjergj Fishtës, në revistën Hylli i Dritës. Një shekull më parë, kur shteti shqiptar ishte ende në hapat e tij të parë dhe e ardhmja e vendit ishte e…

Disa vite më parë, në një emision televiziv debati, një analist iu drejtua një politikani me pyetjen se përse nuk merrni shembull nga universiteti, për sa u përket zgjedhjeve, bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe harmonisë ndërmjet…

Më në fund u shfaq edhe Aleksandër Vuçiq në krah të Edi Ramës. Kohë të vështira për të dy autokratët e Ballkanit Perendimor. Modeli i përbashkët i qeverisjes i bëri ata gjithashtu bashkëpunëtorë, si dhe…

Një qeveri meriton të përgëzohet për arritjet e saj, por asnjë arritje nuk ia shlyen përgjegjësinë për dështimet në fusha të tjera. Mbështetja qytetare bëhet ushqyese e vetëkënaqësisë kur suksesi në…

Ligji që u prezantua si mbështetja më e fortë institucionale për ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë u kthye të enjten në Kuvend. Kërkesën e bëri vetë partia që e kishte sponsorizuar. Në më pak se një…

Asnjëherë më parë, që nga Lufta e Dytë Botërore, siguria globale e planetit nuk ka qenë më e rrezikuar dhe më e destabilizuar sesa sot. Ka kohë që rendi botëror ka dalë nga binarët dhe pothuajse nuk ka mbetur asnjë…

Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë Putinit deklaroi diçka që kushdo qe e lexonte do te shqetesohej me ngjashmerine e levizjeve kundër shtetit shqiptar dhe pikërisht në kohën kur Shqipëria po afrohet sa më shumë me integrimin…

A është e nevojshme që populli ta dijë të vërtetën për ish-udhëheqësit politikë, ushtarakë dhe shtetërorë që po gjykohen në Hagë? Kundërshtimi ndaj Gjykatës Speciale në nivel shtetëror, apo…

Për Hegelin diplomacia mund të kuptohej përmes konceptimit të tij të shtetit, historisë dhe marrëdhënieve midis fuqive. Hegeli nuk ka zhvilluar një "teori të diplomacisë" në kuptimin bashkekohor, por filozofia e tij politike…

Përballë sfidave me të cilat po përballet rinia shqiptare, indiferenca nuk duhet të jetë një alternativë. Shqetësimi për zbehjen e shpresave, pasigurinë për të ardhmen dhe vështirësitë për të ndërtuar…

Gjithë periudhën kohore të cilën rëndom e quajmë tranzicion edhe pse po i afrohet në kohëzgjatje periudhës komuniste, duke mbërritur aktualisht në më shumë se 2 / 3 e saj, më qëlloi t’a jetoja në moshën…

Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) vizionari i parë i madh i integrimit dhe mbrojtësi monumental i vlerave të përbashkëta perëndimore. Ai përfaqëson kushtetutën shpirtërore të kombit arbëror – atë busull që na…

Presidentja ka kohë deri të premten. Kthimi i ligjit nuk do ta pengonte Kuvendin, por do t'i jepte Kosovës atë që i ka munguar që nga 6 tetori: një shpjegim publik. Të premten, më 23 tetor, mbaron afati i presidentes Justina Shiroka Pula për…

Protesta është një nga instrumentet më të rëndësishme të demokracisë. Ajo u jep qytetarëve mundësinë të kundërshtojnë padrejtësinë, të kërkojnë llogaridhënie dhe të reagojnë ndaj…

Shqipëria dhe çështja çame 1929-1939

Kurti u pre nga fotoja. Kosova pritet prej vitesh

Kompani ajrore e Kosovës: një ambicie shtetërore që meriton plan serioz

Zgjedhjet në Serbi dhe beteja e përbashkët e shqiptarëve për rritjen e përfaqësimit politik në Beograd

Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, si ato të 14 majit 2025 në Shqipëri!

Çka po ndodhë me Ligjin për Dhomat e Specializuara!?

Në zgjedhjet parlamentare të djeshme në Serbi, studentët e mposhtën qeverinë radikal-nacionaliste të Aleksandar Vuçiçit

Kosova nuk mund të jetë peng i politikës së Beogradit

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Modelja britanike Christine McGuinness ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka publikuar një video nga qëndrimi i…

Harry Styles dhe Zoe Kravitz kanë dëshmuar se janë në harmoni edhe sa i përket stilit të veshjes, teksa u shfaqën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *