Ermal Krasniqi vazhdon shkëlqimin në Turqi, realizon gol të bukur ndaj Eyupsporit
Ermal Krasniqi ka realizuar një gol të bukur në ndeshjen ndaj Eyupsporit, duke vazhduar paraqitjet e mira me fanellën e Amedsporit në futbollin turk.
Mbrojtësi i djathtë shqiptar mori një top në krahun e djathtë, kaloi me shumë stil një kundërshtar dhe, kur të gjithë prisnin një harkim në zonë, vendosi të godiste fuqishëm me këmbën e majtë, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 1-0.
Me këtë realizim, Krasniqi numëron një gol dhe dy asistime në këtë sezon, duke qenë një prej futbollistëve të rëndësishëm të skuadrës nga Diyarbakiri.
GOL | Amed SK 1-0 Eyüpspor⚽️ 13' Krasniqi https://t.co/heHV6DYfJy — HaberLog (@LogHaber) November 1, 2026
Krasniqi dhe Lumbardh Dellova janë përshtatur mjaft mirë te Amedspori, ku po luajnë nën drejtimin e trajnerit Besnik Hasi.
Dy futbollistët shqiptarë janë bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës, e cila po synon të luftojë për pozitat më të larta në kampionat.
Në rast se arrin ta fitojë ndeshjen ndaj Eyupsporit, Amedspori do të ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 23 pikë, vetëm dy më pak se lideri Galatasaray. /Telegrafi/
