TË FUNDIT

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teherani por nga fjala “tiran”

*** Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit.

Kush e tha i pari këtë fjalë?

Pse u përdor ky emër dhe jo një tjetër?

Versionet që kanë qarkulluar janë pesë dhe po i përmbledh. Disa thonë se emri Tiranë vjen nga një kala, disa thonë se vjen nga një prodhues vere, disa besojnë se vjen nga fjala djathë, disa nga thurrja e një triko leshi dhe disa të tjerë se vjen nga Teherani, kryeqyteti i sotshëm i Iranit. Me pak fjalë Tirana u themelua në vitin 1614 si një lloj Teherani i Ri, apo New Teheran, një Teheran Evropian. Por sipas meje emri nuk vjen as nga një copë djathë, as nga një triko leshi, as nga prodhuesi i dehur i verës, as nga kalaja e Turjanit dhe as nga Teherani. Unë besoj se emri i Tiranës vjen nga fjala “tiran” që është një fjalë pellazge e cila përshkruan një njeri që rrëzon mbretërit dhe qeveris në emër të popullit. Në fillim tiranët ishin demokratë, popullorë por me kalimin e kohës u bënë të egër dhe gjakatarë. Askujt nuk duhet ti vijë keq që fjala Tiranë vjen nga fjala tiran. Për të kuptuar argumentet që më kanë shtyrë të besoj se tirani i parë ka jetuar disa mijëra vjet më parë në zonën e Tiranës së sotshme duke i dhënë qytetit tonë emrin e vet, lexoni romanin tim “Historitë e çmendura të Tiranës” që është në çdo librari…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *