Eisenkot refuzon koalicionin me Netanyahun, edhe nëse ndërhyn Trump
Gadi Eisenkot, lideri i partisë izraelite "Yashar", ka përjashtuar mundësinë e bashkimit në një koalicion qeverisës të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, madje edhe nëse kjo kërkohet personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump, raportoi transmetuesi KAN.
Duke iu referuar burimeve të ndryshme, transmetuesi bëri të ditur se Eisenkot i bëri këto komente gjatë një takimi me dyer të mbyllura, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
"Nuk do të jem pjesë e një qeverie të udhëhequr nga Netanyahu", citohet të ketë thënë ai.
"Nëse Trump më fton, do ta respektoj presidentin dhe do të marr pjesë, por do të theksoj se kjo ka të bëjë me çështjet e brendshme izraelite dhe nuk do të lejoj asnjë ndërhyrje".
Ky qëndrim vjen pas këmbënguljes së Netanyahut për të drejtuar çdo qeveri të gjerë, duke refuzuar kategorikisht çdo koalicion që do të varej nga dy fraksionet kryesore arabe: "Ra’am" dhe "Lista e Përbashkët" (Joint List).
Zgjedhjet e së martës së kaluar rezultuan në një parlament të fragmentuar.
Blloku i Netanyahut fitoi 53 vende – përfshirë 27 për partinë "Likud", nga shtatë vende për “United Torah Judaism” dhe "Otzma Yehudit", si dhe nga gjashtë vende për "Shas" dhe "Zionizmin Fetar". / Telegrafi /
