Dyshime për keqpërdorim të detyrës, ky është gjyqtari i Themelores që u arrestua sot në motel
Prokuroria Speciale e së Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë një aksion hetimor që ka rezultuar me arrestimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me inicialet A.G.
Sipas Prokurorisë Speciale, gjyqtari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.
Hetimi ndaj tij është zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme për disa muaj. Gjatë kësaj periudhe, organet e hetuesisë kanë siguruar të dhëna dhe prova mbi bazën e të cilave Prokuroria Speciale ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprën penale.
Për këtë arsye, është ndërmarrë masa e arrestimit.
“Me qëllim të respektimit të integritetit të procesit hetimor dhe parimit të prezumimit të pafajësisë,nuk mund të ndahen detaje të tjera në këtë fazë.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe veprave të tjera penale, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe me standardet e drejtësisë penale”, thotë Prokuroria.
Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan, Avdirrahman Gashi, është personi i arrestuar sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Arrestimi i tij është bërë gjatë një aksioni të zhvilluar nga Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Njësinë e Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës.
Prokuroria Speciale njoftoi sot se ka ndërmarrë veprime hetimore që kanë rezultuar me arrestimin e një gjyqtari të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke bërë të ditur se ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare”.
Hetimi ndaj tij, sipas Prokurorisë Speciale, është zhvilluar në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme gjatë një periudhe disa mujore.
Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara gjatë hetimit, Prokuroria ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e tij në veprën penale për të cilën është arrestuar.
