TË FUNDIT

Dy gjuajtje të lira të kobshme për Shqipërinë! Berisha bën gabim trashanik

Portieri Berisha përjashtohet me karton të kuq

(E plotësuar):  90′ Minuta e fundit!

86′ Shqipëria e do golin e barazimit.

82’ Hysaj për bukuri shërbeu Dakun, i cili mbeti i vetëm përballë, por goditja e tij u prit nga portieri vendas, duke shpëtuar portën.

Finlanda – Shqipëria 2:1

Stadiumi “Helsinki Olympic”, Helsinki.
Gjyqtar: R. Hennessy (Irlanda).
Shikues: 25.000.
Shënues: Walta (26′ e 71′) – Manaj (4′).
Kartona të verhë: Kairinen – Sherri, Gjimshiti, Uzuni, .
Karton i kuq: Etrit Berisha.
Finlanda: Hradecky, Stahl, S. Miettiinen, T. Miettinen (Vaisanen 62′), Lahteenmaki, Marhiev (Peltola 89′), Kairinen (Kamara 46′), Walta (Valakari 82′), Svanback, Pohjanpalo, Hakans (Jukkola 62′).
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo (Mehmeti 77′); Mitaj, Asllani (Shehu 77′), Ramadani; Hoxha (Sherri 26′), Muçi (Uzuni 65′), Manaj (Daku 46′).

80′ Shqipëria para disfatës së parë. 

75′ Shqipëria ka presionin e madh.

72′ Ka ndryshim rezultati, 2:1.

71’ Futbollisti Leo Walta i pamëshirshëm, shënoi sërish nga gjuajtja. Kësaj radhe nga rreth 22 metra, duke e dërguar topin në këndin e djathtë të portës së portierit Sherri.

67′ Pa një lojtar por aspak Shqipëria nuk është inferiore.

64′ Shqipëria po tregon forcën ndaj vendasve.

60’ Stavro Pilo pati një mundësi të mirë. Ai doli ballë për ballë me portierin, por goditja e tij ishte qendrore dhe rasti shkoi huq.

58′ Shqipëria po mbrohet mirë por edhe po kërkon golin e fitores.

54′ Rezultati edhe më tej 1:1.

50′ Lojë me rivalitet.

Përfundon pjesa e parë.

45′ Minuta e fundit e pjesës së parë.

43′ Shqipëria është me një lojtar më pak që nga minuta e 22-të. Portieri Etrit Berisha u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje jashtë zonës së 16-metërshit.

38′ Lojë e mirë. Shqipëria po përpiqet të shënojë golin e epërsisë, pavarësisht se luan me një lojtar më pak.

35′ Lojë e atmosferë e mirë.

31′ Shqipëria ka presionin.

28′ Shqipëria po e dikton ritmin e lojës.

Shqipëria kërkon fitoren e tretë në Grupin 1 të Ligës C të Kombeve në futboll.

26′ Futbollisti Leo Walta, nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, goditi bukur në këndin e poshtëm të majtë, duke e mposhtur portierin Sherri. 1:1.

22′ Portieri Berisha bëri një gabim në pasimin e topit. Lojtari kundërshtar u gjend pranë zonës së 16-metërshit. Berisha ndërhyri për ta ndalur dhe gjyqtari e ndëshkoi direkt me karton të kuq.

19′ Lojë e hapur, Shqipëria më e mirë.

15′ Shqipëria më sulmuese ndaj rivalit. Hoxha gjuan jashtë shtyllës së djathtë të poshtme.11′ Atmosferë e zjarrtë në stadiumin në Helsinki. 

8′ Shqipëria po tregon lojë të mirë. 

4′ Rei Manaj shënon me kokë për epërsinë e Shqipërisë, pas një krosimi të bukur nga korneri të Kristjan Asllanit.

Shqipëria është lider në këtë grup.

Në dy ndeshjet ë para dhuruan futboll të bukur duke arritur fitore të thella me rezultat 2:0 ndaj Bjellorusisë dhe 3:0 kundër San Marinos.

Shqipëria kryeson në grupin 1 me 6 pikë, pasojnë Finlanda 4, Bjellorusia 1 dhe San Marino 0..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *