“Duhet të jetë ai shqiptari, gjithmonë vjen nga prapa”, reagimi epik i kryeministrit belg pasi Rama e përqafon
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr vëmendjen me një gjest të papritur gjatë një samiti ndërkombëtar në Berlin, ku e ka përqafuar nga prapa homologun e tij belg, Bart De Wever, duke nxitur një reagim që është bërë viral në rrjetet sociale.
Ngjarja ndodhi të enjten, në ambientet e Kancelarisë gjermane, ku liderët evropianë ishin mbledhur në kuadër të samitit të “Koalicionit të Vullnetarëve”, për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën dhe përpjekjet për arritjen e paqes.
Në pamjet e publikuara shihet kryeministri belg teksa po fliste me gazetarët, kur Rama i afrohet nga prapa dhe e përqafon papritur.
Albanian PM Edi Rama hugs Belgian PM Bart De Wever from behind.De Wever: That must be the Albanian guy. He always comes from behind. https://t.co/hSVU84NNEy — Clash Report (@clashreport) November 19, 2026
Por, ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte reagimi i De Weverit, i cili, pa e kthyer fare kokën, dukej se e kuptoi menjëherë se kush qëndronte pas tij.
“Ky duhet të jetë ai shqiptari. Ai gjithmonë vjen nga prapa”, u shpreh kryeministri belg me humor.
Ky moment i pazakontë mes dy liderëve u regjistrua nga kamerat dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë një nga momentet më të komentuara të samitit në Berlin. /Telegrafi/
