Ndërron jetë kitaristi dhe artisti i mirënjohur nga Kumanova Besnik Etemi
Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë kitaristi dhe artisti i mirënjohur Besnik Etemi. Ai ishte pjesë e një brezi muzikantësh që lanë gjurmë në muzikën e lehtë dhe popullore shqiptare, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në kulturën dhe artin muzikor. Familjarët kanë shprehur ngushëllimet e tyre më të sinqerta për humbjen e rëndë, ndërsa njoftuan se detajet për ceremoninë e varrimit dhe kohën e përcjelljes së fundit do të bëhen të ditura në vijim. (INA)
