Tomë Gashi e quan Buzhalën “nxitës”
Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj gazetarit Berat Buzhala, i cili pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ka kërkuar zhbërjen e kësaj gjykate.
Reagimi i Gashit vjen pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët u dënuan nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gashi i ka publikuar disa nga qëndrimet e Buzhalës, duke e cilësuar atë si “nxitës”.
“Nxitësi”, ka shkruar Gashi në reagimin e tij.
