TË FUNDIT

Drejtoria në Pejë kërkon bashkëpunim nga pronarët e qenve gjatë aksionit në terren

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Pejë u ka bërë thirrje pronarëve të qenve që të mos i lëshojnë kafshët e tyre të lira në hapësira publike dhe të mos pengojnë ekipet që po merren me trajtimin dhe menaxhimin e qenve endacakë.

Përmes një njoftimi, kjo drejtori ka bërë të ditur se kompania e kontraktuar është duke zhvilluar aktivitetet e saj në terren.

Me këtë rast, pronarëve të qenve u është kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim, në mënyrë që puna e ekipit të angazhuar të zhvillohet pa pengesa.

Drejtoria ka theksuar se bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë banorëve. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *