“Do të bëjmë gjithçka për korrigjim” – Kurti flet për aktgjykimin e Speciales
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se aktgjykimi i Speciales në Hagë është i padrejtë. Ai tha se deklarata në Kuvendin e Kosovës është hapi i parë dhe shpreh vullnetin e popullit. Kurti tha se do të bëjnë të pamundurën për korrigjimin e këtij aktgjykimi në Apel.
Kurti, ka folur edhe për vizitën që ka zhvilluar në SHBA, në kuadër të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku tha se atje ka folur për personat e zhdukur, të drejtat në Luginën e Preshevës, ekonomi etj.
Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka folur edhe për bashkimin e përfaqësuesve të subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të përbashkët, “Koalicioni Shqiptar”, në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
