TË FUNDIT

Dita e katërt e protestës studentore në Tiranë, “blindohet” Kryeministria! Saldohen dritaret e katit të parë (LIVE)

Një tjetër protestë pritet të mbahet edhe këtë të premte në Tiranë nga studentët dhe të rinjtë, duke hyrë kështu në ditën e katërt të saj. Ndërsa sot nga orët e mëngjesit kanë nisur protesta në Elbasan, Lezhë, Burrell, etj.

Në kuadër të masave të sigurisë, mëngjesin e sotëm, sipas pamjeve, në Kryeministri po saldohen dritaret e katit të parë.

Kujtojmë se godina e Kryeministrisë ka qenë një nga objektivat e protestuesve, të cilët kanë shkaktuar dëme materiale. Protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje, dhunë dhe shoqërime në polici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *