TË FUNDIT

Dibran Hoxha: PDK-ja po e humb “shansin e vetëm” përballë Vetëvendosjes

Analisti politik, Dibran Hoxha, ka kritikuar PDK-në për qëndrimin e saj lidhur me ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Hoxha ka thënë se PDK-ja duhet të ketë një “pozicion të qartë”, duke propozuar që të votojë ndryshimet në ligj në këmbim të mbështetjes për Glauk Konjufcën president.

“Me thonë, votoni ndryshimet e ligjit, pastaj bisedojmë për presidentin, nuk është pozicion”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë:

PDK mas 2 vjete krizë instutucionale don me humb shancën e vetme për me vendos në pozitë të vështirë Vetëvendosjen.

Qysh bohet kjo? Duke u pozicionu qartë.

Çka dmth pozicion i qartë? Votoni ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, jau votojmë për president Glauk Konjufcën p.sh.

Me thon, votoni ndryshimet e ligjit pastaj BISEDOJMË për presidentin nuk është pozicion. Ju për president jeni tu “bisedu” tash e 2 vjet. Nuk është pozicion me deklaru që bisedojmë pastaj.

Nime, kur bisedoni për president? Në 7 ditët e mbetuna të afatiti a?!

Mos boni hajgare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *