TË FUNDIT

Diamant Hysenaj nuk arrin të sigurojë ulësen në Kongres

Kandidati me prejardhje shqiptare nga radhët e Partisë Republikane, Diamant Hysenaj, nuk ka arritur të zgjidhet anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së (Kongresit Amerikan) në zgjedhjet për Distriktin 14 të Nju Jorkut, përcjell INA.

Në këtë garë për një nga ulëset e Kongresit që mbulon pjesë të Bronksit dhe Kuinsit, Hysenaj u përball me kongresmenen me përvojë nga Partia Demokrate, Alexandria Ocasio-Cortez.

Ocasio-Cortez fitoi mandatin me rreth 78.3% të votave (mbi 107,000 vota), ndërsa Hysenaj siguroi rreth 21.5% të votave (afërsisht 29,500 vota).

Përmes një postimi zyrtar pas përfundimit të numërimit, Hysenaj pranoi rezultatin dhe falënderoi ekipin e tij, familjen dhe të gjithë votuesit.

“Për vullnetarët dhe stafin tonë: ju falënderoj për orët e pafundme, punën e palodhur dhe zemrën që derdhët në këtë fushatë. Për bashkëshorten time, Terezën, dhe familjen time: ju falënderoj që qëndruat pranë meje me dashuri, durim dhe me forcë në çdo hap të rrugëtimit. Për njerëzit e Bronksit dhe Kuinsit ju falënderoj që i hapët dyert tuaja, ndatë tregimet tuaja dhe më besuat mua. Për të gjithë ata që votuan për mua: ju falënderoj. Qëndroni të fortë. Zoti ju bekoftë juve, dhe Zoti e bekoftë Amerikën.“, shkroi Hysenaj. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *