POLITIKATË FUNDIT

Deputetja e Vetëvendosjes: Enver Hasani po mbron kthimin e prokurorëve e gjyqtarëve serbë

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëresha Kryeziu Hyseni në një postim të saj në Facebook ka shpërndarë një artikull të mediave serbe, në të cilin thuhet se ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani po mbronë kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë.

Në këtë postim ajo thotë tutje se është fatkeqësi se si kanë ardh në pushtet duke u bërë argat me Vuçiqin, vetëm me sulmu Albin Kurtin.

Postimi i plotë:

Enver Hasani – ish Kryetar i Gjykatës Kushtetuese – e mbron kthimin e prokurorëve e gjyqtarëve serb që u dorëhoqën me vullnet të lirë! Për më tepër, e akuzon Kryeministrin pse po e zbaton ligjin e s’po ia dëgjon dëshirat Vuçiqit.

Fatkeqësi me pa se si kanë ardhë në pozitë me mbrojtë paligjshmërinë dhe mu bo argatë të Vuçiqit, vetëm e vetëm me sulmu Kryeministrin Kurti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *