POLITIKATË FUNDIT

Deputeti i VV-së: Sot u përballa me një akt të turpshëm nga protestuesit, urdhërdhënësi i sulmit tashmë dihet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ka reaguar pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, duke thënë se është përballur me një “akt të turpshëm dhe të papranueshëm” nga disa prej protestuesve të mbledhur para Kuvendit.

Rexhepi ka thënë se ngjarja nuk e ka prekur vetëm në cilësinë e deputetit, por edhe si person që, sipas tij, ka dhënë kontribut bashkë me familjen e tij në luftën e UÇK-së dhe në rrugën e Kosovës drejt lirisë.

“Ajo që ndodhi sot më dhemb jo vetëm për atë që më ndodhi mua, por sepse akte të tilla nuk i bëjnë nder as Kosovës, as sakrificës së popullit tonë dhe as vlerave për të cilat luftuam”, ka shkruar Rexhepi.

Ai ka theksuar se veprime të tilla, sipas tij, nuk i bëjnë nder as ish-drejtuesve të UÇK-së që aktualisht po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Deputeti i VV-së ka bërë të ditur se disa nga personat e identifikuar pas incidentit kanë kërkuar takim me të për t’i kërkuar falje.

“Kërkimi i faljes është zgjedhje personale e secilit, por kjo nuk e mbyll rastin”, ka deklaruar Rexhepi.

Ai ka pretenduar gjithashtu se tashmë dihet edhe personi që, sipas tij, ka dhënë urdhrin për sulmin.

“Edhe urdhërdhënësi i sulmit tash veç se dihet”, ka shkruar ai.

Rexhepi ka njoftuar se rastin do ta procedojë më tej në organet kompetente të rendit dhe drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *