Demokratët Evropianë: Arroganca e qeverisë po rrezikon të ardhmen evropiane të Shqipërisë
Demokratët Evropianë kanë reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me protestat e studentëve në Shqipëri, duke thënë se nuk janë protestuesit ata që po e rrezikojnë të ardhmen evropiane të vendit.
Përmes një postimi në platformën X, European Democrats kanë kritikuar qeverinë e Ramës, duke e akuzuar për arrogancë dhe represion ndaj qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen.
“Jo, kryeministër Edi Rama. Nuk janë studentët ata që po e vënë në rrezik të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Është arroganca dhe represioni i një qeverie që refuzon t’i dëgjojë qytetarët e saj që kërcënojnë të ardhmen evropiane që meriton Shqipëria”, thuhet në reagimin e Demokratëve Evropianë.
European Democrats (Demokratët Evropianë) janë një familje politike evropiane, emri i së cilës përdoret për Partinë Demokratike Evropiane (EDP) — një parti politike transnacionale e qendrës, e themeluar në vitin 2004, me seli në Bruksel./Telegrafi/
No, Prime Minister @ediramaal. It is not the students who are putting Albania’s European future at risk. It is the arrogance and repression of a government that refuses to listen to its own citizens that threaten the European future #Albania deserves 🇦🇱🇪🇺 https://t.co/HlMiBqG9YR — European Democrats (@democrats_eu) October 18, 2026
