Dëbora dhe ulja e temperaturave rikthejnë flamingot në Pogradec
Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës duket se kanë favorizuar rikthimin e këtyre shpendëve shtegtarë, të cilët gjatë migrimit sezonal drejt rajoneve me klimë më të ngrohtë ndalojnë përkohësisht në liqenin e Ohrit.
Një tufë flamingosh ka mbërritur në liqenin e Ohrit, duke i dhuruar Pogradecit pamje të veçanta në këto ditë të ftohta nëntori.
Edhe këtë të diel, flamingot janë parë përgjatë bregut të liqenit, në afërsi të rrugës që lidh Pogradecin me Drilonin, duke i shtuar bukuri peizazhit dimëror të zonës.
