David Beckham pritet të rikthehet me një tjetër projekt në Netflix
David Beckham pritet të sjellë një tjetër projekt në Netflix, pas suksesit të madh të dokumentarit të tij “Beckham”, i publikuar në vitin 2023.
Jamie Salter, një prej partnerëve të biznesit të Beckham, ka konfirmuar se ish-futbollisti do të bashkëpunojë sërish me Netflix.
Sipas tij, dokumentari i parë pati një ndikim të madh në bizneset e Beckham dhe ndihmoi në rritjen e ndjeshme të markës së tij.
Dokumentari me katër pjesë, i publikuar në tetor 2023, tërhoqi rreth 3.8 milionë shikues vetëm gjatë javës së parë.
Ai trajtoi karrierën e Beckham, jetën e tij personale dhe periudhën kur iu bashkua Real Madridit.
Edhe bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, pati sukses me dokumentarin e saj, i cili u publikua në vitin 2025 dhe tregoi rrugëtimin e saj nga grupi "Spice Girls" drejt karrierës në modë.
Sipas raportimeve, bizneset e David Beckham kanë shënuar rritje të madhe.
Kompania e tij raportoi fitime prej afro 50 milionë paundësh në vitin 2025, ndërsa të ardhurat u rritën nga 72.2 milionë në 84 milionë funte.
Gjithashtu, raportohet se Beckham përfitoi rreth 45 milionë euro.
Ndërkohë, në jetën familjare, David vazhdon të përpiqet të përmirësojë marrëdhënien me djalin e tij, Brooklyn Beckham. /Telegrafi/
