Dardan Krasniqi tërheq postimin për Gani Gecin, publikon edhe pjesën videos ku realisht ai kishte thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia
Ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi është tërhequr nga një postim me të cilin e akuzonte Gani Gecin se gjoja ky ka tentuar t’ia mveshte UÇK-së vrasjen e aktivistit të LDK-së, Idriz Rrecit, i cili është gjetur në një varrezë masive muajin e kaluar në Kalludër të Zubin Potokut.
Krasniqi kishte publikuar një video të vjetër të Gani Gecit, por që ka dalë se videoja ka qenë e prerë.
Në koment të videos më pas Krasniqi ka shkruar se në fund të saj në realitet Gani Geci paska pas thënë se Idriz Rrecin e ka vra Serbia.
“Për korrektësi ketu në këtë video që e kam posti mungon pjesa e fundit që ka thënë se Serbia e ka vra!“, ka shkruar Dardan Krasniqi në koment, ku pas pak minutash pastaj e ka fshirë krejt postimin.

