Como i ‘pamëshirshëm’ ndaj Man Unitedit
Como ka shënuar fitore të thellë ndaj Manchester Unitedit, në kuadër të xhiros së tretë në fazën e Ligës të Ligës së Kampionëve.
Skuadra italiane zhvilloi një futboll të bukur për të mos i dhënë asnjë mundësi gjigantit anglez, duke e mposhtur me rezultat 4-1.
Pas vetëm dy minutave lojë, Nico Paz shënoi një gol të bukur për të kaluar Comon në epërsi.
Skuadra italiane kishte edhe dy mundësi të mira përmes Anastasios Douvikas, por ky i fundit nuk ia doli që ta mposhtë portierin Lammens.
Sidoqoftë, sapo nisi pjesa e dytë, Douvikas e përmirësoi gabimin për të dyfishuar epërsinë (49’).
Dominimi i vendasve vazhdoi me Paz që përfitoi nga një gabim amator për të realizuar edhe golin e dytë personal, njëkohësisht të tretin për Comon (57’).
Kurse, fitoren e thellë e vulosi Jacobo Ramon me një goditje me kokë pas harkimit të Kaiki (76’).
E tëra që bëri Man Unitedi ishte goli i nderit përmes Joshua Zirkzee që shënoi nga afërsia (90+1’).
Kësisoj, Como ngjitët në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë ndërsa Unitedi bie në vendin e 20-të me tre sosh./ Telegrafi /
