Çmimet marramendëse në bregdetin shqiptar: “Po i ngatërrojnë Maldivet me Durrësin”
Turizmi shqiptar po përballet me një valë kritikash të ashpra, pasi pretendimet për çmime të ekzagjeruara në hotelet e bregdetit po bëhen temë diskutimi në rrjetet sociale.
Influencerja Enxhi Zogaj ka ngritur alarmin, duke bërë publik një rast konkret ku për një qëndrim prej katër netësh në një hotel në Golem, për tre të rritur dhe dy fëmijë, kërkohet shuma e pabesueshme prej 4,400 eurosh.
Kjo deklaratë ka nxitur reagime të shumta, ku influencerja ironizon situatën duke u shprehur se “po i ngatërrojnë Maldivet me Durrësin”, duke vënë në pikëpyetje raportin mes cilësisë së shërbimit dhe kostove të kërkuara
