TË FUNDIT

Clientora nga Karrota bëhet shtëpia digjitale e Business Reset

Takime B2B, agjenda live, asistent digjital i personalizuar dhe ndërveprim live me folësit, të gjitha në një platformë.

Business Reset 2026 vjen këtë vit me një shtëpi digjitale të vetën. Në br.clientora.tech , çdo pjesëmarrës ka profilin e tij, axhendën e plotë të ditës, takime B2B me kompanitë pjesëmarrëse dhe mundësinë t'u drejtojë pyetje direkt folësve.

Platforma është krijuar nga Karrota dhe fuqizohet nga Clientora, AI asistenti i ndërtuar për biznese dhe evente. Rrjetëzimi nis që para 12 nëntorit dhe vazhdon gjatë gjithë ditës në Hotel Marriott Tirana.

Një platformë për gjithë flagship event-in

Business Reset 2026 sjell 16 folës, 9 workshop-e dhe mbi 150 kompani në të njëjtën ditë. Platforma i mbledh të gjitha në një vend, të organizuara sipas asaj që i duhet pjesëmarrësit në çdo moment.

Përdorimi është i thjeshtë dhe funksionon direkt nga shfletuesi i telefonit.

Në ditën e eventit, 12 nëntor

Me Clientora, Business Reset e zgjeron vlerën e ditës përtej sallës: takimet lidhen më shpejt, pyetjet arrijnë direkt te folësit dhe partnerët kanë kontakt real me pjesëmarrësit.

Fisnik Ismaili (Karrota), krijuesi i platformës, është njëherësh edhe folës në skenën e Business Reset 2026, në panelin e 360° Marketing.

Business Reset 2026 · Re-think. Re-build. Re-connect. 12 nëntor 2026, Hotel Marriott Tirana Platforma: br.clientora.tech · Bli biletën tënde: businessreset.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *