TË FUNDIT

Maresca zbulon çfarë e dëmtoi Cityn ndaj PSG-së

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, beson se skuadra e tij meritonte një rezultat më të mirë në humbjen 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Manchester City e nisi mirë takimin, por pësoi golin e parë në minutën e 13-të dhe vetëm dy minuta më vonë PSG-ja dyfishoi epërsinë. Skuadra franceze shënoi edhe golin e tretë para pushimit, duke ia vështirësuar ndjeshëm punën ekipit anglez.

Maresca pranoi se pranimi i dy golave brenda një periudhe kaq të shkurtër ndikoi negativisht në paraqitjen e skuadrës së tij.

“Është paksa e çuditshme, për të qenë i sinqertë, sepse mendoj se deri te goli i parë e nisëm mjaft mirë. Ishim në lojë, krijuam raste dhe nuk lejuam kundërshtarin të na rrezikonte. Pastaj pësuam golin e parë dhe, një ose dy minuta më vonë, edhe të dytin”, deklaroi Maresca.

Trajneri italian theksoi se dy golat e shpejtë e bënë edhe më të vështirë sfidën për Manchester Cityn, por vlerësoi reagimin e skuadrës në pjesën e dytë.

“Është tashmë e vështirë, por kur pëson dy gola brenda dy minutash, bëhet edhe më keq. Në pushim ndryshuam disa gjëra, por nuk e humbëm ekuilibrin. Mendoj se në pjesën e dytë krijuam mjaftueshëm për të merituar diçka më shumë”, përfundoi Maresca ./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *