TË FUNDIT

TË FUNDIT

Kurti ua uron besimtarëve muajin e Ramazanit

Kurti ua uron besimtarëve muajin e Ramazanit

Kryeministri Albin Kurti ka uruar besimtarët islam për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ai në një postim në Facebook, u ka uruar agjërim të lehtë e të pranuar.

“Me fat muaji i Ramazanit. Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit. Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë. Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin. Agjërim të lehtë e të pranuar. Paqja qoftë mbi ju”, ka shkruar ai.

Read More
TË FUNDIT

Arrestohen katër persona në Mitrovicë, në objektin e gjykatës vendosën mbishkrime “Albin Zajednica”

Arrestohen katër persona në Mitrovicë, në objektin e gjykatës vendosën mbishkrime “Albin Zajednica”

Një rast i vandalizmit është raportuar së fundi nga Policia e Kosovës, në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Me këtë rast është theksuar se në objektin e gjykatës dje janë vërejtur disa mbishkrime me përmbajtje “Albin Zajednica”.

Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se këto mbishkrime janë shkruar nga katër person atë dyshimtë meshkuj kosovarë.

Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

​Kurti raporton sot para deputetëve për takimin e Ohrit

​Kurti raporton sot para deputetëve për takimin e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raporton sot në Kuvendin e Kosovës për takimin e Ohrit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë seancë, janë paraparë të shqyrtohen 16 pika të rendit të ditës, ndër të cilat edhe shqyrtimi i propozim-rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës, shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, si dhe dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë.

Seanca nis në ora 10:00.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin..

Read More
TË FUNDIT

34 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

34 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë.
Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.

Nga 190 delegatët e pranishëm në Kuvend, 10 prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, kishin votuar kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

Në demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe me kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës, ranë rreth 30 dëshmorë, qindra u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me burg.

E tërë fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në ..

Read More
TË FUNDIT

Moti kryesisht me diell

Moti kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot kryesisht me diell.
Sipas institutit, vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor.

Ndërkohë, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s.

Të kujtojmë se 23 marsi është dita Botërore e meteorologjike.

Read More
TË FUNDIT

Në Parlamentin Evropian sot mbahet edhe një votim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Në Parlamentin Evropian sot mbahet edhe një votim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme do të votojë sot edhe një herë për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën zëdhënësi i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancën plenare të Parlamentit Evropian që mbahet më 18 prill

Në agjendën e sotme të Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të bëhet rreth orës 12:00, ndërsa do të raportojë eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënës i Parlamentit Evropian, Ojamo Janne. Ndërkohë, votimi i fundit për vizat do të bëhet në seancë plenare që do të mbahet më 18 prill nga Parlamenti Evropian.

Këshilli i Ministrave t..

Read More
TË FUNDIT

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Sot besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të agjërimit.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, dje në mesazhin e tij i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke i dëshiruar agjërim sa më të lehtë, solidaritet, paqe e humanitet ndërmjet qytetarëve.

Ai tha se muaji Ramazan, si asnjë muaj tjetër na afron me familjen e farefisin rreth sofrës së iftarit – moment ky, siç tha ai, është i veçantë e në të cilin ka shumë bereqete dhe shumë dashuri. Po ashtu,

“Muaji Ramazan është muaji në të cilin zbriti Kurani, ai është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë”, tha myftiu i Kosovës.

Ai tha se populli shqiptar ka një traditë disa shekullore të bashkëjetesës me mirësitë e muajit të Ramazan, të cilën e shprehin me agjërim, falje, lutje, respektim e vizita të ndërsjella me njëri-tjetrin,..

Read More
TË FUNDIT

Blinken: Marrëveshja i hap rrugën njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së

Blinken: Marrëveshja i hap rrugën njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. tha të mërkurën se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë.
Sekretari Blinken i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Senatores demokrate Jeanne Shaheen lidhur me përpjekjet e tij për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.

“Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara në fakt na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende”, tha Sekretari Blinken.

Ai e pranoi se njohja nga Serbia është tjetër çështje dhe do të dojë kohë.

“Por nëse ato (vendet) arrijnë në një marrëdhënie të normalizuar, kjo do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijmë në atë pikë, por mendoj se për pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, fakti ..

Read More
TË FUNDIT

Therje me thikë në një shkollë në Lipjan

Therje me thikë në një shkollë në Lipjan

Një therje me thikë është raportuar të ketë ndodhur dje në Lipjan.
Një mashkull i mitur ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me thikë gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin janë intervistuar disa persona.

Në konsultim me prokurorin një i dyshuar kosovar ( i mitur) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ia vodhi nga çanta 400 euro dhe më pas e goditi me veturë, viktima dhe i dyshuari ishin njohur përmes rrjeteve sociale

Ia vodhi nga çanta 400 euro dhe më pas e goditi me veturë, viktima dhe i dyshuari ishin njohur përmes rrjeteve sociale

Një rast i vjedhjes grabitqare është raportuar dje në Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Viktima femër ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar, të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ia kishte vjedhur nga çanta rreth 400 euro para kesh.

Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Rasti është nën hetime./Lajmi.net/

Read More