TË FUNDIT

TË FUNDIT

Grabiten 770 euro nga një person në Ferizaj, tre të dyshuarit ishin armatosur me AK-47

Grabiten 770 euro nga një person në Ferizaj, tre të dyshuarit ishin armatosur me AK-47

Një person raportohet të ketë qenë viktimë e grabitjes dje në fshatin Bablak të Ferizajt.
Viktima mashkull ka raportuar se derisa ka qenë duke u kthyer në shtëpi me veturë, fillimisht është goditur nga një veturë e më pas nga ajo veturë kanë dalë katër të dyshuar, ku tre prej tyre kanë qenë të armatosur me AK-47.

Të dyshuarit, viktimës ia kanë marrë 770 euro.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Valdete Dobra ka nevojë për ndihmën e te gjithëve!

Valdete Dobra, 43 vjeçare, nёnё e dy fёmijёve (6 dhe 12 vjecar), para njё viti e gjysёm ёshtё diagnostifikuar me kancer ovarian.

Trajtimin e deritanishёm (operacion dhe kimioterapi) e ka bёrё nё Turqi dhe Kosovё me mjete financiare tё vetat,tё familjes dhe miqve.

Meqenёse gjendja e saj shёndetёsore ёshtё pёrkeqёsuar shumё, atёherё ajo ёshtё detyruar qё tё shkoj nё njё klinikё onkologjike nё Gjermani, ku ёshtё e shtrirё nga data 27.02.2023. Trajtimi parashihet qё tё zgjas rreth katёr (4) muaj dhe kostoja totale ёshtё mbi 800,000 euro. Pёr tё vazhduar trajtimin, Klinika kёrkon qё menjёherё tё deponohen 535,160.85 euro.

Kjo shumё (mbi 800,000 euro) ёshtё e papёrballueshme pёr shumicёn e familjeve shqiptare, prandaj lusim njerёzit e vullnetit tё mirё qё tё kontribuojnё aq sa kanё mundёsi, nё mёnyrё qё kjo nёnё e dy fёmijёve, bashkёshorte, vajzё dhe motёr, tё mund tё shёrohet, nё mёnyrё qё tё kthehet pranё familjes sё saj, shkruan Indeksonline.

Edhe bamirёsi i njohur, hoxhё Halil Kastra..

Read More
TË FUNDIT

Pas një dekade, përurohet Xhamia e Çarshisë në kryeqytet

Pas një dekade, përurohet Xhamia e Çarshisë në kryeqytet

Është përuar pas një dekade, Xhamia e Çarshisë në kryeqytet.
Këtë, në natën e Ramazanit e ka konfirmuar edhe Bashkësia Islame e Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Pas më shumë se një dekade, sonte në vaktin e namazit të teravive u përuruar për besimtarët Xhamia e çarshisë në Prishtinë. Para namazit përurimin e xhamisë dhe fillimin e muajit të bekuar të Ramazan, xhematlinjeve të pranishëm ua uroj krye imami i KBI-së së Prishtinë, Burhan ef. Hashani”, thuhet ndër tjerash.

Më poshtë edhe publikimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Ramadani: Kurti është “Misionar i Zajednicës”

Ramadani: Kurti është “Misionar i Zajednicës”

Politologu Shkodran Ramadani ka reaguar pas deklarimeve të Kurtit rreth marrëveshjes së Ohrit, ku pranoi se në të është edhe Asociacioni.
Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Ramadani ironizoi duke thënë se të gjitha protestat e deritanishme nga Kurti nuk kanë qenë për ndalje të “Zajednicës”, por për mos t’ia dhënë dikujt tjetër kënaqësinë e nënshkrimit të saj, përcjell lajmi.net.

“Zajednica ishte shumë e shtrenjtë për t’ia lënë në dorë themeluesve të shtetit. Sigurisht që ajo nuk mund të krijohej nga luftëtarët e lirisë, por nga luftuesi i ethshëm i shtetit. Fati e ka shkruar për të. “Misionari i Zajednicës””, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj: Kurti po u dhuron Asociacion atyre që i akuzonte si kriminelë

Molliqaj: Kurti po u dhuron Asociacion atyre që i akuzonte si kriminelë

I pari i socialdemokratëve kosovarë, Dardan Molliqaj ka hedhur sërish kritika ndaj kryeministrit të Republikës, duke thënë se ai po u jep Asociacion atyre që dikur i quajti kriminelë.
Këto deklarime i bëri në një paraqitje televizive në Pressing, teksa kujtoi faktin se i pari i qeverisë ka lëshuar pe sa i përket Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, përcjell lajmi.net.

Jo vetëm kaq, ai potencoi faktin se Kurti ka bërë llogari në shumë gjëra, ndërsa përmendi edhe targat e zgjedhjet.

“Lëshoi pe në Asociacion. Bëri llogari në shumë gjëra. Nuk lëshoi pe për targa e për zgjedhje e tash u dorëzua. Po ju jep Asociacion atyre që i akuzonte se janë kriminelë. Nuk e kisha pranu Asociacion dhe kisha dhanë dorëheqje”.

Molliqaj i fton për bashkëpunim katër parti opozitare për ta kundërshtuar qasjen e Kurtit në dialogKryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se iu ka dërguar ftesë për bashkëpu..

Read More
TË FUNDIT

Dogana konfiskon 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve të njohura botërore

Dogana konfiskon 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve të njohura botërore

Dogana e Kosovës raportohet të ketë konfiskuar afër 5 mijë produkte të falsifikuara të brendeve të njohura.

Misioni i ekipit të antikontrabandës nga Dogana e Kosovës është të verifikojë dhe sekuestrojë produktet e falsifikuara të këtyre brendeve.

Kjo pas ankesës së bërë nga përfaqësuesit e këtyre markave tregtare, të cilat thonë se kanë humbje milionëshe brenda vitit, pikërisht për shkak të kopjimit të produktit të tyre.

Ekipet e Doganës, bashkë me ekipin e KIKS-it, arritën në lokacionin e piketuar.

Aksioni po zhvillohej në Zonën Industriale të Prishtinës, saktësisht në një nga objektet shumëkatëshe që gjendën në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Read More
TË FUNDIT

Çitaku: Kurti na solli marrëveshje pa njohje, por me Asociacion

Çitaku: Kurti na solli marrëveshje pa njohje, por me Asociacion

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Kurti, duke thënë se na solli marrëveshje pa njohje.
Jo vetëm kaq. Sipas saj, kjo marrëveshje lëre që s’e ka njohjen, por e ka edhe Asociacionin, dikur gjënë që e kundërshtonte më së shumti shefi aktual i ekzekutivit, përcjell lajmi.net.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çitaku ka kujtuar rrjedhën e bisedimeve nga Thaçi e Mustafa, ndërsa vuri në pah edhe ato që ndoqi Kurti.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Raportohet për një therje me thikë në qendër të Pejës

Raportohet për një therje me thikë në qendër të Pejës

Një therje me thikë është raportuar të jetë shënuar në qendër të qytetit të Pejës orëve të vona të së mërkurës.
Të paktën ka shkruar Indeksonline, që ka publikuar edhe disa pamje, përcjell lajmi.net.

Për korrektësi, nuk shihet momenti kritik, ndërsa vërehen policët duke vrapuar.

Mbetet të shihet orëve në vijim nëse do të ketë ndonjë të re rreth kësaj çështjeje, ndërsa ende nuk ka ndonjë informim zyrtar rreth ngjarjes.

Gazeta do t’ju mbajë të informuar me më të rejat e kësaj ngjarjeje.

Read More
TË FUNDIT

Jusuf Thaçi: “Zajednica” është “Zajednicë” – me deklarimin e sontëm të Kurtit, kjo qeveri s’ka legjitimitet

Jusuf Thaçi: “Zajednica” është “Zajednicë” – me deklarimin e sontëm të Kurtit, kjo qeveri s’ka legjitimitet

Ish-zëvendës-ministri i Arsimit në Qeverinë Kurti I, Jusuf Thaçi ka reaguar pas deklarimit të sontëm të kryeministrit Kurti, lidhur me atë se në marrëveshjen e arritur në Ohër, ka Asociacion.
Thaçi, duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, pohoi se “Zajednica” është “Zajednicë” dhe si e tillë është e papranueshme, përcjell lajmi.net.

“Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More