Liderët e BE-së do t’u kërkojnë Kosovës dhe Serbisë ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit
Liderët e BE-së do t’u kërkojnë Kosovës dhe Serbisë ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit
Në Bruksel, të enjten dhe të premten zhvillohet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, nga i cili do të shprehet mbështetje edhe për marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe do t’u bëhet thirrje të dyja palëve që të zbatojnë këtë marrëveshje.
Temat kryesore të samitit do të jenë Ukraina, forcimi i ekonomisë evropiane, energjia, emigracioni dhe forcimi i eurozonës.
Por, liderëve të BE-së pritet t’u raportojë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Pajtimi i arritur mes palëve në Ohër, të shtunën e shkuar, do të jetë pjesë edhe e konkluzave nga ky takim i liderëve të vendeve anëtare të BE-së.
“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për aneksin për implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën fte..
Read More