TË FUNDIT

TË FUNDIT

Goditet për vdekje një këmbësor në Qëndresë të Prizrenit

Goditet për vdekje një këmbësor në Qëndresë të Prizrenit

Është goditur për vdekje një këmbësor në fshatin Qëndresë (ish-Randobravë) të kryeqytetit të Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, përcjell lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40. Organet relevante tashmë kanë dalë në vendngjarje.

Lajmi.net do t’ju njoftojë për çdo informacion të ri rreth kësaj ngjarjeje.

Read More
TË FUNDIT

Pamje emocionuese: Babë e bir në Deçan pajtohen në Natën e Ramazanit

Pamje emocionuese: Babë e bir në Deçan pajtohen në Natën e Ramazanit

Ishin këta lot gëzimi. Lot që tregojnë se dashuria mes babit dhe të birit mund të kalojë edhe sfidën më të madhe. Janë lot pajtimi.
Ishte ky moment pajtimi dhe kjo histori që Adem Dervishaj, nga fshati Kodradiq i Deçanit e tregoi për lajmi.net. Siç thotë edhe ai nuk kishte diçka e keqe, por e rëndë për të.

Ata nuk kishin folur që një kohë të gjatë, por në prezencën e lajmi.net, ata shtrinë dorën e pajtimit dhe u përqafuan me njëri tjetrin. Krisja mes tyre, datonte që nga momenti kur njëri nga djemtë kishte vendosur të ndahej nga babai dhe vëllau tjetër, e kjo nuk i kishte pëlqyer kryeplakut.

Kodradiq mund të jetë një emër ndoshta edhe i quditshëm, por që ka një kuptim interesant. Sipas një gojdhënie të cilën Ademi na e bënë të ditur.

E për veç kësaj, Ademi na flet edhe për fëmijërinë e tij. Për kohën kur jeton në një bashkësi të madhe, e kishin obligime të shumta. Për kohën kur nuk kishin shumë mjete të shkollës,..

Read More
TË FUNDIT

Targat që prodhuan tensione vitin që lamë pas – ku ka arritur procesi i ndërrimit të tyre?

Targat që prodhuan tensione vitin që lamë pas – ku ka arritur procesi i ndërrimit të tyre?

Sërgjani nga Mitrovica e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, vendosi t’i ndërrojë targat e tij KM (Mitrovica e Kosovës) me RKS (Republika e Kosovës). Ai thekson se për një gjë të tillë ka vendosur për arsye praktike dhe shton se i duhet automjeti që të mund ta përdorë për të lëvizur kudo.

Në deklaratën për Radion Evropa e Lirë (REL), ai po ashtu sqaron se po i ndërron targat KM edhe pse nuk i ka skaduar regjistrimi, sepse ka frikë se autoritetet e Kosovës mund ta ndërpresin procesin e ri-regjistrimit në fund të marsit.

“Dëgjova se procedura është shumë e thjeshtë për automjetet që tashmë janë të regjistruara dhe të cilave regjistrimi me targa KM nuk u ka skaduar”, thotë Sërgjani.

Targat KM, të lëshuara nga autoritetet serbe, të cilat janë të paligjshme për Kosovën, ishin shkas për tensione në veri gjatë vitit 2022. Fillimisht, më 31 korrik u vendosën barrikada për kë..

Read More
TË FUNDIT

Ahmeti: Opozita me buzën në gaz për shkak të Asociacionit

Ahmeti: Opozita me buzën në gaz për shkak të Asociacionit

Ish-kreu i VV-së, Shpend Ahmeti ka kritikuar opozitën për shkak të qëndrimit të tyre në seancën e sotme.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti ka thënë se opozita e ka buzën në gaz për shkak të Asociacionit, përcjell lajmi.net.

“Mjaft ka hapësirë me kritiku KM për qasjen ndaj negociatave, ama opozita të shtin me i kritiku më shumë. Sot në Kuvend e kanë një të qeshme (buzë në gaz) për faktin që qeveria e ka pranu që ka asociacion. E kam një bindje që më shumë gëzohen për humbjet e qeverisë se sa që idhnohen për humbjet e Kosovës”, shkroi ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Lista Serbe s’merr pjesë në zgjedhje, do formim të menjëhershëm të Asociacionit

Lista Serbe s’merr pjesë në zgjedhje, do formim të menjëhershëm të Asociacionit

Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme lokale në komunat në veri të Kosovës, për shkak të siç thonë ata “pasojave të dhunës së vazhdueshme institucionale”, të cilat “i zbaton regjimi i Albin Kurtit”.
“Para së gjithash, për shkak të mos përmbushjes së kërkesave tona të qarta, të cilat ishin arsye pse u larguam nga institucionet e Kosovës, përkatësisht formimi i Asociacionit të komunave serbe dhe tërheqja e të gjitha forcave speciale nga veriu i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët e Listës Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e procesit të riregjistrimit të automjeteve nga targat serbe në targa të Kosovës.

Zgjedhjet e paralaj..

Read More
TË FUNDIT

Kajtazi: Për dy vjet në Qeveri, Kurti e ka shtrenjtuar rrymën dy herë

Kajtazi: Për dy vjet në Qeveri, Kurti e ka shtrenjtuar rrymën dy herë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar vendimin e Bordit të Zyres së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për rritjen e të hyrave maksimale të KESCO-së që nënkupton se do kemi tarifa më të shtrenjta të energjisë elektrike.
Për këtë veprim Kajtazi e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për dy vite në qeveri, kryeministri Albin Kurti e ka shtrenjtuar dy herë energjinë elektrike.

“Popull i dashur, per dy vjet ne Qeveri, Kurti e ka shtrenjtu rrymen dy here. Ne opozite premtonte ulje çmimi. Nese doni ta shihni se si duket nje mashtrues, keqyrne shokun Kurti”, ka shkruar Kajtazi.

Read More
TË FUNDIT

Jusuf Thaçi: Ranë edhe Kurti e VV-ja, ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme e mundshme mes Kosovës e Serbisë

Jusuf Thaçi: Ranë edhe Kurti e VV-ja, ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme e mundshme mes Kosovës e Serbisë

Ish zëvendës-ministri i Arsimit në qeverinë Kurti I, Jusuf Thaçi, ka thënë se zgjidhja e vetme e mundshme mes Kosovës e Serbisë është ripërcaktimi i kufijve.
Kjo për shkak se, tashmë ka rënë edhe kështjella e fundit që rezistonte kundër Asociacionit, përcjell lajmi.net.

Tutje, Thaçi tha se asnjë bashkësi nuk duhet të lejohet në vendin tonë, qoftë ajo e fortë, ose e dobët.

“Tashmë që kështjella e fundit që rezistonte kundër Zajednicës/Asociacionit ra (Albin Kurti dhe LVV-ja), në horizont mund të shihet vetëm një zgjidhje e mundshme për zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë (meqë Zajednica nuk duhet të lejohet assesi në Kosovë, as e fortë e as e dobët, sepse çfarëdo mekanizmi a ingerence shtesë për komunitetin serb në Kosovë nga ato që aktualisht ata kanë me kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës do të jetë dëmtim shtesë i funksionalitetit të shtetit të Kosovës)”, shkr..

Read More
TË FUNDIT

Kastrati: Kam gaz lotsjellës me vete, do ta gjuaj në fund

Kastrati: Kam gaz lotsjellës me vete, do ta gjuaj në fund

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati foli sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku hodhi kritika ndaj kryeministrit Kurti lidhur me marrëveshjen e Ohrit.
Madje, ai mori me vete edhe një gaz lotsjellës me vete, për të cilin tha se do ta gjuajë në fund, përcjell lajmi.net.

Kastrati deklaroi se do ta gjuajë kah ministrat e kryeministrit, për të protesuar siç kanë protestuar ata për këto marrëveshje.

“Sot unë e kam një gaz lotsjellës me vete dhe nuk do ta gjuaj tash, kam me e gju në fund edhe ka me gju knej kah ju (në drejtim të kryeministrit dhe ministrave), për me protestu qysh keni protestu ju më herët lidhur me këto marrëveshje” – ka thënë Kastrati.

Duhet përmendur faktin se në seancën e sotme ka pasur akuza e kundërakuza mes shefit të ekzekutivit dhe deputetëve e krerëve opozitarë.

Read More
TË FUNDIT

VIDEO/“Phuu ta q*** tradhtarin e nanës”, deputeti akademik i LDK-së humb kontrollin

Një sharje është dëgjuar në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për marrëveshjen e arritur në Ohër.

“Phuu ta q*** tradhtarin e nanës”…u tha gjatë seancës ku Kryeministri Kurti po raporton rreth Marrëveshjes se Ohrit.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, thotë se kjo u tha nga deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.

“Niveli i akademisë së LDK-së, akademikut Kujtim Shala. Dëgjojeni”, ka shkruar Manxhuka. Pas kësaj sharje, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, në bazë të rregullores së Kuvendit, i ka shqiptuar vërejtje për gjuhë jo parlamentare, deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili e ofendoi rëndë kryeministrin Albin Kurti.

“Zotëri Shala, të gjitha faktet tregojnë se keni përdoruar një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Mirëpo për këtë rregullorja më obligon se sipas nenit 65, pika 3 t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, tha ai.

Fjalën e mori edhe deputeti Shala, i cili nuk kërkoi falje për ofendimin ndaj Kurtit, por duke ironizuar. “Faleminderit. Më dërgoni vërejt..

Read More
TË FUNDIT

“Shterohen” idetë e PSD-së, kërkon nga qytetarët parulla kreative për protestën e së shtunës

“Shterohen” idetë e PSD-së, kërkon nga qytetarët parulla kreative për protestën e së shtunës

Partia Socialdemokrate e Kosovës do të organizojë të shtunën protestë në Prishtinë kundër Asocicacionit.
Kërkesë kryesore e PSD-së, është dorëheqja e Kurtit, shkruan lajmi.net.

E në një njoftim për media, PSD ka kërkuar nga qytetarët ide për parulla interesante që do të shfaqen ditën e protestës.

“Shkruani në koment parullën që do dëshironit ta keni në protestë”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë nga PSD:

Protesto me parullën tënde!.

Kemi filluar përgatitjet për protestën e së shtunës. Përveç propozimeve tona, kemi nevojë edhe për parulla tjera interesante.

Shkruani në koment parullën që do dëshironit ta keni në protestë.

Shihemi të shtunën, në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. /Lajmi.net/

Read More