TË FUNDIT

TË FUNDIT

“Shterohen” idetë e PSD-së, kërkon nga qytetarët parulla kreative për protestën e së shtunës

“Shterohen” idetë e PSD-së, kërkon nga qytetarët parulla kreative për protestën e së shtunës

Partia Socialdemokrate e Kosovës do të organizojë të shtunën protestë në Prishtinë kundër Asocicacionit.
Kërkesë kryesore e PSD-së, është dorëheqja e Kurtit, shkruan lajmi.net.

E në një njoftim për media, PSD ka kërkuar nga qytetarët ide për parulla interesante që do të shfaqen ditën e protestës.

“Shkruani në koment parullën që do dëshironit ta keni në protestë”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë nga PSD:

Protesto me parullën tënde!.

Kemi filluar përgatitjet për protestën e së shtunës. Përveç propozimeve tona, kemi nevojë edhe për parulla tjera interesante.

Shkruani në koment parullën që do dëshironit ta keni në protestë.

Shihemi të shtunën, në ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Selmanaj: Marrëveshja në Ohër ka vetëm një fitues absolut, ajo është Serbia

Selmanaj: Marrëveshja në Ohër ka vetëm një fitues absolut, ajo është Serbia

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se ka vetëm një fitues nga takimi në Ohër.
Sipas tij, ajo është Serbia, teksa Kosovën e cilësoi si fitues relativ, përcjell lajmi.net.

Madje, ai hodhi kritika edhe ndaj kolegëve nga pozita, duke thënë se si mund të deklarojnë që nuk do të ketë Asociacion, ku këtë veçse e ka pranuar vet kryeministri.

“Marrëveshja në Ohër ka vetëm një fitues absolut, ajo është Serbia. Kryeministri mbrëmë e pranoi në RTK që do të ketë Asociacion. Por, duhet përmendur që Blinken, Escobar, Lajçak, Borrell e Hovenier nuk po flet për vetëmenaxhim, po për Asociacion“, tha ndër tjerash ai në seancë.

Kujtojmë se në seancën e sotme, kryeministri Kurti ka paraqitur para deputetëve atë që u arrit në Maqedoninë Veriore me datën 18 të këtij muaji.

Read More
TË FUNDIT

Abazi me zë të lartë ia kujton parimet e shkelura Kurtit: Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr

Abazi me zë të lartë ia kujton parimet e shkelura Kurtit: Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr

Deputeti, Haki Abazi, i është drejtuar me kritika të forta kryeministrin Kurti për marrëveshjen e arritur në Ohër.
Fillimisht, Abazi tha se qëllimi kryesor për dialogun nuk duhet të jetë njohja nga Serbia, mirëpo njohja nga pesëshja e BE-së, shkruan lajmi.net.

“Të gjithë angazhimin tonë qenësor për arritjen nga e njohjes nga pesëshja e BE-së, sepse njohja nga Serbia është e parëndësishme. Albin Kurti nuk u ardhë kryeministër për me marrë njohje nga Serbia. Njohja nga pesë vendet ka qenë qëllimi ynë. Pika 6 është më e rrezikshmja. Sepse kjo na fut në kompromise të reja që zvogëlon subjektivitetin”, tha ai.

Tutje, ai iu drejtua kryeministrit Kurti, duke i thënë se “ndjehet i ofenduar” kur ai përmend aktivistët e dorëhequr të VV-së.

“Ndjehem i ofenduar kur përmendni aktivistët e dorëhequr të VV-së. Se ata aktivistë kishin gju gaz lotsjellës, kishin rrotullu makina, për me..

Read More
TË FUNDIT

KMDLNj kërkon organizim nga qytetarët – të kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës

KMDLNj kërkon organizim nga qytetarët – të kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar organizim për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.
Nga ky institucion thonë se ky vendim i ZRrE-së mund të ndikojë edhe në shtrenjtim të gjërave të tjera, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ka kujtuar faktin se Qeveria e Kosovës vazhdon t’ua paguajë rrymën serbëve në veri të Kosovës, duke shpenzuar afërsisht 63 milionë euro.

“Realisht, rritja e çmimit për faturat e energjisë elektrike nuk mbetet një rast i izoluar por, pashmangshëm përcillet me rritje të çmimeve të artikujve të tjerë, kryesisht artikujve elementarë dhe të domosdoshëm për ekonomitë familjare që, edhe ashtu janë të cenueshme dhe me vështirësi po i përballojnë edhe çmimet aktuale.

Në të njëjtën kohë Qeveria e Kosovës, në mënyrë shumë bujare vazhdon t’ua paguajë rrymën serbëve në Veri të Kosovës duke shpenzuar afërsisht 63 milionë euro në vitin 2022 për këtë akt “bëmirësie“ ..

Read More
TË FUNDIT

Ardian Kastrati: Prej kur erdh Besnik Bislimi në parlament, une s’e shoh më Vedatin e Stupcave

Ardian Kastrati: Prej kur erdh Besnik Bislimi në parlament, une s’e shoh më Vedatin e Stupcave

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati ka folur në Kuvend, aty ku kryeministri Kurti paraqiti detajet e marrëveshjes së Ohrit.
Në fjalën e tij, Kastrati hodhi kritika ndaj deklarimeve siç i quajti ai me humor të shefit të ekzekutivit, në veçanti atë të pyllit me pemë, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ai shfrytëzoi rastin për të bërë humor me Kurtin e Besnik Bislimin poashtu.

Madje, për këtë të fundit tha se prej kohës që është në parlament, nuk e shikon më Vedat Bajramin, komedianin.

“Sa për Bislimin, prejse është në Kuvend, nuk e shoh më Vedatin e Stupcave”, tha ndër tjerash Kastrati në foltoren e Kuvendit.

Read More
TË FUNDIT

Pacolli takon presidentin e Kenias, njofton për një “moment historik” në raportet mes dy vendeve

Pacolli takon presidentin e Kenias, njofton për një “moment historik” në raportet mes dy vendeve

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se sot ka takuar presidentin e Kenias, William Ruto.
Ai thotë se Ruto, gjatë takimit e ka njoftuar se ka marrë vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, shkruan lajmi.net.

Pacolli tutje thotë se njohja e pasaportës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit.

“Sot, vizitova në Nairobi Presidentin e Republikës së Kenias, mikun tim, William Ruto, për ta falënderuar për miqësinë e tij ndër vite. Gjatë takimit ai më njoftoi se ka marre vendim me të cilin Republika e Kenias ka zyrtarizuar fillimin e bashkëpunimit me Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. Njohja e pasaportes së Republikës së Kosovës është hapi i parë i konkretizimit. Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, shkroi Pacolli..

Read More
TË FUNDIT

Rrokulliset kamioni në Rrugën e Kombit, ngasësi dyshohet të ketë vdekur

Rrokulliset kamioni në Rrugën e Kombit, ngasësi dyshohet të ketë vdekur

Është përmbysur një kamion në Rrugën e Kombit, teksa dyshohet se ngasësi i tij ka mbetur i vdekur.
Kështu ka raportuar ABC News, që ka siguruar edhe pamje pak çaste pas momentit kritik, përcjell lajmi.net.

Siç edhe mund të shihni në pamjet brenda vegëzës së mësipërme e të theksuar, kamioni ka qenë i tonazhit të lartë.

Raportimet thonë se kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbit.

Zjarrfikësit dhe një grup personash po punojnë për të nxjerrë shoferin, i cili ndodhet brenda kamionit.

Read More
TË FUNDIT

E konfirmon Ministria e Shëndetësisë – shfuqizohet lista e barnave esenciale

E konfirmon Ministria e Shëndetësisë – shfuqizohet lista e barnave esenciale

Ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar se është shfuqizuar lista e barnave esenciale.
Përmes një njoftimi dërguar mediave, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se është anuluar vendimi me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale, përcjell lajmi.net.

Gjithnjë sipas njoftimit, arsyet për këtë vendim janë disa shkaqe teknike.

Në anën tjetër, mësohet se nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik.

“Ju njoftojmë se shfuqizohet Vendimi me Nr. 05-1798 me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale. Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqeria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private etj”.

Read More
TË FUNDIT

Vajza e Gani Gecit ia kujton popullit se është deputete, del dhe kritikon Kurtin: Je vazhdim i PDK-së

Vajza e Gani Gecit ia kujton popullit se është deputete, del dhe kritikon Kurtin: Je vazhdim i PDK-së

Vajza e Gani Gecit, Marigona, që është deputete në Kuvendin e Kosovës ka dalë sot si rrallë herë për të folur në foltoren e Parlamentit.
Ajo në një fjalim të shkruar kritikoi Kurtin për marrëveshjen në Ohër, shkruan lajmi.net.

Tha se Vetëvendosje po tregon se është vazhdim i PDK-së.

“Ju jeni vazhdim i PDK-së. SHBA-të s’ju kanë sygjeruar që të pranoni një marrëveshje në dëm të Kosovës.Ngjashëm me marrëvshjen e 2015-ës, për secilën marrëveshje Gjykata Kushtetuese jep dritën e gjelbër”, tha ajo.

Sipas saj, Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij, kartën e stabilizimit të situatës e ka dërguar nga Kosova në Serbi.

“Ju kryeministër, kartën e stabilizimit të situatës politike, nga Kosova e keni dërguar në Serbi. Kjo marrëveshje është ultimatum për Kosovën, që është ndëshkim për sjelljen tuaj zoti Kurti”, tha ajo. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Profesori amerikan: Raporti i DASh-it shqetësues, korrupsioni mbetet problem

Profesori amerikan: Raporti i DASh-it shqetësues, korrupsioni mbetet problem

Profesori amerikan, Alon Ben Meir ka komentuar raportin e DASh-it mbi qeverinë e punën e qeverisë së Republikës së Kosovës.
Përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, Ben Meir ka thënë se ky raport është shqetësues, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, ekzekutivi ka premtuar luftimin e korrupsionit, ndërsa shifrat thonë diçka tjetër.

Postimi i plotë në Twitter:

Raporti vjetor i DASh-it për të drejtat e njeriut tregon të dhëna shqetësuese për Kosovën. Edhe pse qeveria e re ka premtuar se do të luftojë korrupsionin, sipas raportit, Kosova po përballet me korrupsion të rëndë qeveritar dhe mosndëshkim.

Annual @StateDept report on Human Rights shows concerning data on Kosovo. Even though the new government has promised to fight corruption, according to report, #Kosovo is dealing w/ serious government corruption and impunity. pic.twitter.com/qhyeRLMHfE

— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) March 23, 2023

Read More