TË FUNDIT

TË FUNDIT

Valon Syla: Taksisti më tha vetëmenaxhimi s’është Asociacion

Valon Syla: Taksisti më tha vetëmenaxhimi s’është Asociacion

Gazetari Valon Syla ka ironizuar me arsyetimin e Kurtit se Asociacion nuk do të ketë, por vetëmenaxhim.
Syla tha se sot hipi në një taksi, shoferi i së cilit i tha që vetëmenaxhimi nuk është Asociacion, përcjell lajmi.net.

Tutje ai shtoi se nuk ka ditur çfarë të bëjë, ndërsa pandehu se mosha e tij ishte rreth 52-vjeç.

“Hipa sot në taksi dhe më tha ai se vetëmenaxhimi nuk është Asociacion. Nuk dita çka me bo. Ishte në moshë, kishte 52 vjet. I thashë qysh s’po të vjen marre i paske do vjet. E çka po mendon se është? Hupi. Nuk e dike ku osht dhe i hupi rruga”, tha ndër tjerash Syla në Pressing.

Kujtojmë se ka pasur shumë kritika ndaj shefit të ekzekutivit, në veçanti pas deklarimeve të mbrëmshme se do të ketë Asociacion.

Read More
TË FUNDIT

Ndryshe për Kurtin, diçka tjetër për Vuçiqin – Chollet nuk shkruan njëjtë për bisedat me kreun kosovar e atë serb

Ndryshe për Kurtin, diçka tjetër për Vuçiqin – Chollet nuk shkruan njëjtë për bisedat me kreun kosovar e atë serb

Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka shkruar sonte rreth telefonatave që kishte me kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq.
Përmes dy cicërimave në rrjetin social “Twitter”, Chollet ka uruar palët për marrëveshjen e arritur, duke thënë se ky është hap i madh i tyre drejt Bashkimit Evropian, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, është interesant fakti se diçka tjetër ka shkruar për diskutimet me Kurtin, e diçka tjetër për atë me Vuçiqin.

Këtij të dytit i ka kërkuar implementim të marrëveshjes, ndërsa shefit kosovar të ekzekutivit vetëm ia ka uruar.

“Sot e urova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për marrëveshjen me Serbinë, e arritur në Ohër të Maqedonisë Veriore me lehtësim të BE-së. Kosova tani është më afër BE-së“, tha Chollet.

Ndërkaq, te cicërima për të parin serb, Chollet shkroi:

“Falënderova presidentin serb për lëvizjet konstruk..

Read More
TË FUNDIT

Shala lë sharjet e i rikthehet argumenteve, thotë se Asociacioni “do ta tjetërsojë Kosovën”

Shala lë sharjet e i rikthehet argumenteve, thotë se Asociacioni “do ta tjetërsojë Kosovën”

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, ka folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e Ohrit.
Shala, që sot ishte kryepersonazh i ditës për sharjen që i bëri kryeministrit Kurti, kësaj radhe u tregua i përmbajtur.

“Vetëmenaxhimin po e shpjegoni si term të sotëm, dhe nuk është i tillë. Është i kalorësisë dhe ka kuptimin e drejtimit dhe udhëheqjes. Siç tha kryeministri ky ishte teksti më i mirë i mundshëm në këtë situatë. Unë mund të them që ky ishte teksti më i keq i mundshëm. Autori i këtij teksti, që është edhe interpretues autentik, pra ndërmjetësi, interpreton si një marrëveshje në një kontekst krizash. Është kontekst emergjence, që mbyll krizat dhe krijon minimum normal në komunikimin mes dy vendeve. Por pretendimi është shumë më i madh sepse teksti lidhet me kërkesa tjera për Kosovën dhe disa për Serbinë, disa të reja disa të përsëritura”, tha Shala.

Shala tutje tha se Asoc..

Read More
TË FUNDIT

Banorët e Zhegrës u falën gabimisht për dekada të tëra – xhamia s’ishte e kthyer kah Kibla

Banorët e Zhegrës u falën gabimisht për dekada të tëra – xhamia s’ishte e kthyer kah Kibla

Banorët e Zhegrës së Gjilanit raportohet të jenë falur gabimisht me vite të tëra.
Kjo për shkak se Xhamia e fshatit nuk ishte kthyer kah Kibla, përcjell lajmi.net.

Në një storie të publikuar nga Klan Kosova, bëhet e ditur se Xhamia ishte e kthyer 45 shkallë në të majtë.

Banorët nuk e kishin ditur, derisa nuk ua kishte thënë hoxha i ri i fshatit.

Por, një zgjidhje për banorët do të bëhet shumë shpejt, pasi është duke u ndërtuar një objekt i ri.

Read More
TË FUNDIT

“Escobar vjen nesër në Prishtinë” – presidenca ia huq, publikon një njoftim të javës së kaluar

“Escobar vjen nesër në Prishtinë” – presidenca ia huq, publikon një njoftim të javës së kaluar

Presidenca e Kosovës ka bërë një gabim teknik gjatë ditës së sotme.
Ajo ripërsëriti njoftimin e javës së kaluar mbi ardhjen e Gabriel Escobar në Prishtinë, përcjell lajmi.net.

Përmes një reagimi në “Facebook”, nga presidenca kanë kërkuar falje, duke thënë se ishte lëshim teknik.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot si rrjedhojë e një lëshimi teknik është ripërsëritur njoftimi lidhur me takimin e javës së shkuar mes Presidentes Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve z. Escobar: Agjenda mediale e Presidentes Osmani për datën (17 mars 2023)”, thuhet në sqarimin e publikuar.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

Pamje emocionuese: Babë e bir pajtohen në Natën e Ramazanit

Pamje emocionuese: Babë e bir pajtohen në Natën e Ramazanit

Ishin këta lot gëzimi. Lot që tregojnë se dashuria mes babit dhe të birit mund të kalojë edhe sfidën më të madhe. Janë lot pajtimi.
Ishte ky moment pajtimi dhe kjo histori që Adem Dervishaj, nga fshati Kodradiq i Pejës e tregoi për lajmi.net. Siç thotë edhe ai nuk kishte diçka e keqe, por e rëndë për të.

Ata nuk kishin folur që një kohë të gjatë, por në prezencën e lajmi.net, ata shtrinë dorën e pajtimit dhe u përqafuan me njëri tjetrin. Krisja mes tyre, datonte që nga momenti kur njëri nga djemtë kishte vendosur të ndahej nga babai dhe vëllau tjetër, e kjo nuk i kishte pëlqyer kryeplakut.

Kodradiq mund të jetë një emër ndoshta edhe i quditshëm, por që ka një kuptim interesant. Sipas një gojdhënie të cilën Ademi na e bënë të ditur.

E për veç kësaj, Ademi na flet edhe për fëmijërinë e tij. Për kohën kur jeton në një bashkësi të madhe, e kishin obligime të shumta. Për kohën kur nuk kishin shumë mjete të shkollës, por shumë ..

Read More
TË FUNDIT

Kryediplomatja shqiptare i gëzohet Marrëveshjes së Ohrit: Kosova tregoi guxim

Kryediplomatja shqiptare i gëzohet Marrëveshjes së Ohrit: Kosova tregoi guxim

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaroi se marrëveshja e arritur në Ohër në 18 mars mes Kosovës e Serbisë është një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ajo përgëzoi Qeverinë e Kosovës për seriozitetin dhe guximin e treguar, pasi sipas saj, arritja e një marrëveshjeje të tillë nuk është e lehtë.
Xhaçka tha se është shumë optimiste që me angazhimin konstruktiv e serioz të Qeverisë së Kosovës, atë të Serbisë, mbështetjen dhe monitorimin e BE dhe SHBA, veçanërisht gjatë procesit delikat të implementimit, ekzistojnë të gjithë kushtet që kjo marrëveshje të çojë me sukses drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që dua të them, është që puna që duhet bërë deri në finalizimin e zbatimit të marrëveshjes, do të jetë komplekse, me sfida dhe do të kërkojë shumë përkushtim,..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan bën iftar me kolegët: Kosova, ‘kampion’ i lirisë fetare

Ambasadori amerikan bën iftar me kolegët: Kosova, ‘kampion’ i lirisë fetare

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i është bashkuar stafit të ambasadës së tij për iftar.
Në një postim në Tëitter, krahas fotografive, Hovenier ka thënë se Kosova qëndron si “kampion” i lirisë fetare, që siç shprehehet ai është një nga vlerat shumë të rëndësishme të përbashkëta që kanë Kosova e Amerika, shkruan lajmi.net.

“I nderuar t’i bashkohem stafit të Ambasadës Amerikane për një darkë iftari në ritin muajit të shenjtë të Ramazanit. Kosova mbetet kampion i lirisë fetare, një nga vlerat e shumta të rëndësishme që dy shtetet tona kanë të përbashkëta”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Honored to join the @USEmbPristina family for an #IftarDinner in observance of the holy month of Ramadan. Kosovo remains a champion of #ReligiousFreedom, one of many important values our two countries share. 🇺🇸🇽🇰 pic.twitter.com/soSZslIwBH

— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2023

Read More
TË FUNDIT

Eurodeputetja gjermane nervozohet me Listën Serbe: Dorëzoni pa vonesa listat zgjedhore për zgjedhje

Eurodeputetja gjermane nervozohet me Listën Serbe: Dorëzoni pa vonesa listat zgjedhore për zgjedhje

Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon është nervozuar me faktin se Lista Serbe ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës.
Ajo në një postim në Twitter, i ka bërë thirrje këtij subjekti politik që të dorëzojë pa vonesa listat e saj zgedhore, shkruan lajmi.net.

Von Cramon thotë se pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje, është obligim që buron nga Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, shkruan lajmi.net.

Postimi i Von Cramon:

Na vjen keq shumë për refuzimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës dhe kërkojmë që të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë.

Apel për të gjithë aktorët përkatës në Kosovë e Serbi për të demonstruar përkushtim ndaj Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe Aneksit, si me fjalë ashtu edhe me veprime. /Lajmi.net/

We deeply regret the #SerbList refusal to take part in the elections in the north of #Kosovo and urge to submit i..

Read More
TË FUNDIT

Krasniqi kundër dorëheqjes së Kurtit: Le ta përmbyll këtë proces katastrofal që ai e ka nisur

Krasniqi kundër dorëheqjes së Kurtit: Le ta përmbyll këtë proces katastrofal që ai e ka nisur

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se kryeministri Kurti nuk duhet të dorëhiqet, ashtu siç po kërkohet nga opozita, por që ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e tij.
Kjo sepse sipas Krasniqit, Marrëveshja në Ohër tashmë është obligative bashkë me Planin franko-gjerman, shkruan lajmi.net.

Në këtë formë, thotë ai, kushdo që do të vinte pas Kurtit do të duhej t’iu zbatonte të dyja dhe ta mbyllte këtë proces që ai e quan “katastrofal”.

Postimi i plotë:

Për dallim prej të gjithë atyre që kërkojnë largimin e Kurtit nga zyra e kryeministrit, unë mendoj se ai duhet të vazhdojë të mbetet në atë zyrë. Plani franko-gjerman dhe Marrëveshja në Ohër tashmë janë obligative. Kushdo që vjen në qeveri, duhet t’i zbatojë. Prandaj, i vetmi që duhet ta mbyll këtë proces katastrofal është ai që e ka filluar – Albin Kurti. Meqë e ka përjashtuar edhe Kuvendin e edhe Gjykatën Kushtetuese ng..

Read More