Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
Në 24-vjetorin e masakrës në Podujevë, kryeministri Albin Kurti, tha se masakra ndaj familjes Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë dhe se kjo masakër kërkon drejtësi.
I shoqëruar nga Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe deputeti i Kuvendit, Armend Muja, Kryeministri Kurti bëri homazhe te varrezat e 16 anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë, në masakrën e kryer nga njësiti serb “Shkorpionët”.
“Në një ditë si kjo, ne jemi plot dhembje, mall e pikëllim për më të dashurit tanë, për këto familje, që humbën e vuajtën kaq shumë, por në të njëjtën kohë jemi krenarë për qëndresën e tyre dhe për kurajon, që po ia japin gjithë popullit tonë”, tha kryeministri Kurti..
Read More