TË FUNDIT

TË FUNDIT

SHBA: Rusia do t’i ofrojë Koresë Veriore ushqim, në këmbim të armëve

SHBA: Rusia do t’i ofrojë Koresë Veriore ushqim, në këmbim të armëve

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia do ta dërgojë një delegacion në Korenë Veriore, për të ofruar ushqim, në këmbim të armëve.
Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby, ka thënë se një marrëveshje potenciale e armëve, në mes të Koresë Veriore dhe Rusisë, do të përbënte shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar më parë Korenë Veriore për furnizim të Rusisë me armë në Ukrainë, por edhe të mercenarëve të grupit rus Wagner.

Pheniani i pati hedhur poshtë këto pretendime.

Kirby ka thënë në një konferencë për media se SHBA-ja ka informacione të reja për marrëveshjen.

“Ne e kemi kuptuar që Rusia është duke tentuar të dërgojë një delegacion në Korenë Veriore dhe që Rusia është duke i ofruar Koresë Veriore ushqim, në këmbim të municioneve”, ka thënë ai.

Zëdhënësi për Siguri ka thënë se SHBA-ja është duke e vëzhguar nga afër situatën.

Koreja Veriore është një pr..

Read More
TË FUNDIT

Haxhiu: Serbia i është vërsulur ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, shteti duhet të reagojë

Haxhiu: Serbia i është vërsulur ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, shteti duhet të reagojë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në Marshin për Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që aktualisht gjenden në Hagë.
Në një intervistë për lajmi.net, Haxhiu ka deklaruar se e mbështet publikisht këtë organizim dhe se mendon që pjesëmarrja duhet të jetë sa më e madhe.

“Po mbrojmë vlerat tona, vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mendoj se është e rëndësishme edhe në këtë situatë kur i gjithë mekanizmi i Republikës së Serbisë është i fokusuar për të devijuar dhe shtrembëruar luftën tonë. Kjo është një përpjekje për t’i dhënë legjitimitet më të madh luftës dhe kauzës së drejtë të popullit shqiptar, jo vetëm në luftën e fundit por edhe përgjatë shekujve”, ka deklaruar Haxhiu.

Ai ka thënë se Marshin për Drejtësi duhet ta bëjnë të gjithë bashkë, pa përjashtim dhe pa dallim partiak.

“Kjo është më e madhe se të gj..

Read More
TË FUNDIT

Haradinaj alarmohet nga incidentet në veri: Urgjentisht të nis zbatimi i Marrëveshjeve të Ohrit e Brukselit

Haradinaj alarmohet nga incidentet në veri: Urgjentisht të nis zbatimi i Marrëveshjeve të Ohrit e Brukselit

Incidentet e fundit në veri ku u dogjën disa vetura të serbëve me targa “RKS”, kanë alarmuar kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook ka thënë se këto ndodhi janë tregues serioz se mund të ketë skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri, shkruan lajmi.net.

“Incidentet e 2-3 ditëve të fundit në veri, janë tregues serioz se mund të ketë një skenar të pengimit të zgjedhjeve në veri, me pasoja edhe për sigurinë në atë zonë. Refuzimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale atje, shpërfaq mosgatishmërinë e palës serbe që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel”, shkroi Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Kosova dhe Serbia duhet që urgjentisht të fillojnë me përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit.

“Në të kundërtën angazhimi i jashtëzakonshëm i të gjitha palëve për këtë marrëveshje, do të mbetej ..

Read More
TË FUNDIT

Petkoviq reagon pas deklaratës së Kurtit: Kush është ai t’i japë leje Vuçiqit për vizitë në Kosovë?

Petkoviq reagon pas deklaratës së Kurtit: Kush është ai t’i japë leje Vuçiqit për vizitë në Kosovë?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do t’i jap leje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për të vizituar Kosovën.
E këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai ka pyetur “kush është Kurti” për t’i dhënë leje për vizitë Vuçiqit.

“Kush është Kurti që ta përcaktojë dhe t’i japë leje për vizita në krahinë presidentit Vuçiq, kur ka marrëveshje të nënshkruara që rregullojnë qartë këtë çështje?”, tha ai.

Sipas Petkoviqit, Kurti “ka frikë” nga vizita e presidentit Vuçiq, sepse “e di sa do të thotë kjo për popullin serb në Kosovë”.

Kujtojmë se kryeministri Kurti i ftuar në emisione në media vendore ka thënë se Vuçiq nuk është person i dëshiruar në Kosovë, andaj natyrisht se nuk do t’ia jep lejen për vizitë.

Read More
TË FUNDIT

​S’ka shtesa për zyrtarët publikë as me pagën e muajit mars

​S’ka shtesa për zyrtarët publikë as me pagën e muajit mars

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë të gjithë zyrtarët publik, se edhe këtë muaj pagat do të ekzekutohen pa shtesat e parapara në Ligjin për paga.
Në komunikatën për media thuhet se ende nuk kanë arritur që të korrigjojnë dhe përshtatin të dhënat e të gjithë të punësuarve në sektorin publikë lidhur me shtesat që ata mund të përfitojnë.

Sipas njoftimit verifikimi do të vazhdojë edhe më tej dhe se shtesat për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill.

“Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i trajtimit të të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj ka njoftuar të gjithë zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit pril”, thuhet në njoftim.

MPB njofton se sot do të disbursohen pagat e dyta sipas Ligjit për Paga në S..

Read More
TË FUNDIT

Digjen tri vetura me targa RKS në veri të Kosovës

Digjen tri vetura me targa RKS në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë djegur edhe tri vetura që u përkasin viktimave të nacionalitetit serb në veri të Kosovës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 31 mars, pas mesnatës, derisa një veturë ishte e parkuar në rrugën “Kral Milutin” në Zveçan, një në “Ivo Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, dhe një veturë ishte në rrugën “Vlade Çetkoviq” gjithashtu në veri të Mitrovicës.

“Me 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri. Pas dy veturave të djegura me datën 30.03.2023 në veri të vendit, pas mesnatës së datës 31.03.2023, iu është vënë zjarri edhe tri veturave të tjera, të cilat iu përkasin viktimave të nacional..

Read More
TË FUNDIT

​Konjufca takoi mërgatën në Uashington: Dyert e investimeve janë të hapura

​Konjufca takoi mërgatën në Uashington: Dyert e investimeve janë të hapura

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me mërgatën shqiptare në Uashington, biznesmenë, profesionistë dhe aktivistë të shoqërisë civile.
“Në takimin e realizuar në Ambasadën e Kosovës i pranishëm ishte edhe ish-ambasadori William Walker, i cili inkurajoi Kosovën të vazhdojë rrugën e reformave dhe modernizimit të shoqërisë së saj. Në adresimin e tij para bashkatdhetarëve, kryetari Glauk Konjufca foli për situatën aktuale në Kosovë dhe për progresin e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke u ndalur në rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë dhe të investimeve, si dhe nevojën për të punuar për integrimin e Kosovës në familjen e BE-së”, njofton Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Bëhet e ditur se Konjufca vlerësoi lart përpjekjet dhe ndihmën e diasporës kosovare dhe ritheksoi se institucionet e ..

Read More
TË FUNDIT

​Kurti takohet me ambasadorin e Norvegjisë

​Kurti takohet me ambasadorin e Norvegjisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, me të cilin diskutoi për projekte të bashkëpunimit si dhe marrëdhëniet në mes dy shteteve.
Sipas Kurtit, Norvegjia ka një rol të rëndësishëm për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në paraditen e sotme, takoi ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl. Diskutuan për projektet e ndryshme të bashkëpunimit dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin aktiv e të rëndësishëm të Norvegjisë përgjatë viteve, dhe veçanërisht për mbështetjen e saj në angazhimin e kuadrove profesionale dhe ekspertizë në institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Read More
TË FUNDIT

​Osmani: Në Pastasellë e Malishevë u bë masakër, kërkojmë drejtësi për viktimat

​Osmani: Në Pastasellë e Malishevë u bë masakër, kërkojmë drejtësi për viktimat

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.
“Sot kujtojmë masakrën e kryer nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastaselë të Rahovecit, me ç‘ rast u vranë dhe u masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civil. Dhembja vazhdon të jetë po kaq e madhe sikur në ditën e vrasjes së tyre, ndërsa kujtimi për ta i përhershëm. Drejtësia për viktimat e regjimit serb dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë kërkesa të përhershme tonat, nga të cilat ne nuk heqim dorë”, ka shkruar Osmani.

Read More
TË FUNDIT

​Ia mori dhunshëm telefonin një femrës për t’ia kontrolluar, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

​Ia mori dhunshëm telefonin një femrës për t’ia kontrolluar, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Një person është arrestuar dje në Ferizaj nën dyshimin se ka shkuar në vendin e punës së viktimës femër kosovare dhe ia ka marrë telefonin dhunshëm për t’ia kontrolluar.
Po ashtu, edhe babai i viktimës, ankuesi mashkull kosovar është kanosur nga i dyshuari.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Read More