TË FUNDIT

TË FUNDIT

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një veturë është kapluar nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Komunës së Malishevës.
Kështu ka bërë të ditur një lexues i lajmi.net, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. /Lajmi.net/

https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/03/1.mp4

https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/03/2.mp4

Read More
TË FUNDIT

“As anej as knej” në LDK – Nga kjo parti flasin për marshin për krerët e UÇK-së, a po marrin pjesë ata?

“As anej as knej” në LDK – Nga kjo parti flasin për marshin për krerët e UÇK-së, a po marrin pjesë ata?

Të dielën e 2 prillit, në kryeqytet do të mbahet Marshi për Drejtësi, i organizuar ng “Liria ka Emër”, teksa synim parësor ka mbështetjen morale dhe kundërshtinë ndaj gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së që fillon një ditë më vonë.
Nga PDK, AAK e Nisma e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa ende nuk dihet për dy partitë që tradicionalisht kanë qenë kundërshtare politike me krahun e luftës, LDK e VV.

Lajmi.net kontaktoi me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se në LDK nuk janë marrë me këtë çështje, teksa propozoi që të thërrasim zëdhënësen.

“S’e di, s’jam marrë me këtë çështje, telefono zëdhënësen”, tha fillimisht Gashi. Ndërkaq, rreth asaj se nëse ai do të marrë pjesë, deklaroi:

“Unë do të respektoj vendimin e partisë. Cilido qoftë ai”, shtoi kreu i grupit të ligjvënësve të Lidhjes Demokratike.

Lajmi.net tentoi të marrë një qëndrim edhe të zëdhënëses Si..

Read More
TË FUNDIT

“Të fala” veç për Rexhën: Kurti injoron sërish krerët tjerë, dikur çonte edhe letër në Speciale për bashkëpartiakun

“Të fala” veç për Rexhën: Kurti injoron sërish krerët tjerë, dikur çonte edhe letër në Speciale për bashkëpartiakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse po vazhdon herë pas here të flasë për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Hagës, po vazhon t’i injorojë ata që dikur i kishte kundërshtarë politik.
Këtë, i pari i qeverisë e vuri në pah edhe në një debat së fundmi, kur përshëndeti veç bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimi, mirëpo jo edhe ish-presidentin Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, apo edhe Jakup Krasniqin.

“Qeveria jonë ka vazhduar me ndarjen e buxhetit, gjithsej 16 milionë euro për këta të pandehur. E nuk e di nëse Rexha e sheh debatin e juaj atje, por i bëj shumë të fala.” – deklaroi Kurti në “Debat Plus”.

“Mirëpo ne kemi qenë në shërbim të të pandehurve, në pafajsinë e të cilëve unë besoj. Lufta çlirimtare e UÇK-së e drejtë, luftë e pastër, luftë e cila ka qenë nacionalçlirimtare dhe anti-kolonialiste” – deklaroi ai.

Kjo nuk është e vetmja d..

Read More
TË FUNDIT

“Papiqulo” ‘shiste mend’ me muzikë edhe në veri, aty lëshonte këngë për Adem Jasharin

“Papiqulo” ‘shiste mend’ me muzikë edhe në veri, aty lëshonte këngë për Adem Jasharin

“Papiqulo” i Prishtinës i cili përfundoi dje në prangat e policisë, “shurdhimin” përmes muzikës në veturën e tij siç duket e kishte shndërruar në zakon edhe në komunat tjera.
Kështu vepronte ai edhe në Mitrovicë të Veriut, teksa videon e publikonte edhe në Tiktok, shkruan lajmi.net.

Aty shihet se si ai lëshonte me zë enorm të lartë këngë kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Por, Mitrovicës së Veriut, nuk dihet nëse me apo pa dijeni se është pjesë e Republikës së Kosovës, ai i referohej si Serbi. /Lajmi.net/

@babaishehrit12 #viral #sinjali #mitrovica ♬ original sound – bababmw60

Read More
TË FUNDIT

Jasharaj tregohet i prerë: Sa t’ka SBASHK, test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk do t’ketë

Jasharaj tregohet i prerë: Sa t’ka SBASHK, test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk do t’ketë

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka folur së fundi për draft-udhëzimin që pritet të nis zbatimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ku mësimdhënësve në Kosovë do t’ju mundësohet licencimi i avancuar përmes një testimi dhe nëse arrijnë të licencohen, do të arrijnë të përfitojnë edhe ngritje page.
Në një intervistë për lajmi.net, Jasharaj ka thënë se nuk është kundër këtij draft-udhëzimi të MASHT-it, pasi që ka thënë se mësimdhënësve iu ofrohet mundësia t’i nënshtrohen testimit vullnetarisht, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, ai nuk ka hezituar të theksojë edhe një herë se deri sa të ekzistojë SBASHK-u, nuk do të ketë testim me shkrim për njohuritë e mësimdhënësve, gjë që kjo sindikatë e ka kundërshtuar edhe më herët.

“Sa t’ka SBASHK, test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve nuk do t’ketë”, ka thënë shkurt Jasharaj.

Ai ka thënë se nëse mësimdhënësit dëshirojn..

Read More
TË FUNDIT

Kurti i bën nervozë në Beograd, Petkoviq: “Kush është ai t’i japë leje Vuçiqit për vizitë në Kosovë?”

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar për deklaratën e dhënë së fundmi nga Albin Kurti për një vizitë të mundshme të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kush është Kurti që ta përcaktojë dhe t’i japë leje për vizita në krahinë presidentit Vuçiq, kur ka marrëveshje të nënshkruara që rregullojnë qartë këtë çështje?”, tha ai.

Sipas Petkoviqit, Kurti “ka frikë” nga vizita e presidentit Vuçiq, sepse “e di sa do të thotë kjo për popullin serb në Kosovë”.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti i ftuar në emisione në media vendore ka thënë se Vuçiq nuk është person i dëshiruar në Kosovë, andaj natyrisht se nuk do t’ia jep lejen për vizitë.

“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh rrethanat që ndodhemi ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë. Nëse kemi parasysh që personi që thotë Masakra e Reçakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoj këtë gjë, unë mendoj që do të duhej të..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: 106 persona në Pastasellë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë

Kurti: 106 persona në Pastasellë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në Masakrën e Pastasellës, në komunën e Rahovecit, ka thënë se i denoncojmë forcat serbe, pasi 106 persona të këtij fshati u vranë vetëm për shkakun se ishin shqiptarë.
“Ende ka persona të zhdukur nga kjo masakër, që familjarët ende nuk dinë asgjë për ta. Kishin planifikuar si teknikë dëbimi nëpërmjet vrasjeve masive të civilëve të pafajshëm, si fëmijë të moshës 13 vjeçare e pastaj të rritur e të moshuar, fillimisht filluan me fëmijë që prindërit t’i shohin fëmijët e tyre që po vriteshin në sy të tyre”, ka thënë ai, në ceremoninë përkujtimore në nder të 24 vjetorit të kësaj masakre.

Në këtë ceremoni kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka theksuar se shqiptarët ndodheshin në dhunë të egër dhe të pa armatosur.

“Ushtria Çlirimtare erdhi si shpëtim për ne, vorbulla e luftës përfshiu qindra njerëz, u për..

Read More
TË FUNDIT

Tallet Olluri: 20 vjet s’mujten me e nxanë “Papiqulon”, qeveria Kurti ia shurdhoi pipat e BMW-së për 2 vjet

Tallet Olluri: 20 vjet s’mujten me e nxanë “Papiqulon”, qeveria Kurti ia shurdhoi pipat e BMW-së për 2 vjet

Arrestimi i personazhit që me muzikën e lëshuar në veturën e tij po shqetësonte prishtinasit, ka nxitur reagimin ironik të gazetarit Parim Olluri.
Ai në një postim në Facebook, është tallur duke thënë se pushtetet e kaluara s’kanë mundur 20 vjet ta zë personazhin e njohur si “Papi Chulo”, teksa këtë po e bën Qeveria Kurti për 2 vjet, shkruan lajmi.net.

“20 vjet s’kane mujte me nxane Papi Chulon. Qeveria Kurti per 2 vjet ia shurdhoi pipin e BMË’se. Era shtet!”, shkroi ai.

Ndryshe, personi të cilit në rrjete sociale po i referohen si “Papichulo”, shkaku i këngës me zë të lartë me të cilën shqetësonte qytetarët, është evidentuar se ka mbi 200 gjoba nga Policia.

Ai dje ka përfunduar në prangat e policisë nën dyshimin për “Shkaktim të Rrezikut të Përgjithshëm”. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Avokati i Thaçit: Shpresojmë të sjellim lirimin e tij, të tregojmë se ai ishte i ndershëm e i sinqertë

Avokati i Thaçit: Shpresojmë të sjellim lirimin e tij, të tregojmë se ai ishte i ndershëm e i sinqertë

Të hënën në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëv të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Pak ditë para nisjes së gjyqit, për “Reuters” ka folur avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se Thaçi ka sakrifikuar gjatë këtyre viteve andaj shpreson se në sallën e gjyqit do të provohet se ai ishte njeri i ndershëm e i sinqertë.

“Ky njeri sakrifikoi gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresojmë se ne do të jemi në gjendje ta nxjerrim atë në sallën e gjyqit dhe të tregojmë se ai ishte një njeri i ndershëm, i sinqertë dhe të sjellim lirimin e tij,” i tha ai Reuters.

Krerët e UÇK-së janë që më shumë se dy vite në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ata përballen me 10 akuza për krime lufte.

Që nga ngritja e aktakuzës, atij dhe të akuzuarve të tjerë u janë refuzuar secila kërkesë ..

Read More
TË FUNDIT

​Ambasadori i BE-së reagon pas djegies së veturave në veri të Kosovës

​Ambasadori i BE-së reagon pas djegies së veturave në veri të Kosovës

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar djegien e veturave me targa RKS në veri të vendit.
Ai ka thënë se shkatërrimi i pronës private me qëllim të frikësimit, është i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur në dy ditët e fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm dhe i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar ambasadori i BE-së në Twitter.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në veri të vendit është raportuar për djegien e tri veturave që u përkasin personave të nacionalitetit serb.

Gjithashtu, një ditë parë u ishte vënë zjarri edhe dy veturave të tjera.

Read More