TË FUNDIT

TË FUNDIT

​Mobilizimi që ndodhi para 24 vjetësh

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pikërisht më 31 mars 1999, vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Ne po ua sjellim urdhrin e asaj kohe për mobilizim:

Për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve të kohëve të fundit, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe dhe për mundësinë e kryerjes më intensive të detyrave luftarake për çlirimin e Kosovës, në zbatim të Urdhrit Nr. 151, datë 31.03.1999, „Për mobilizimin e përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe për çlirimin e Kosovës”.

Urdhëroj:

Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë më datën 01.04.1999 dhe të vazhdojë në proces.

Të detyruar për t’u lajmëruar për në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë moshat nga 18-50 vjeç. Lajmërimi për regjistrim prej datës 01.04.1999 deri më 30.04.1999.

Të gjithë kuadrot ushtarake të lajmërohen për t..

Read More
TË FUNDIT

​Ngrihen akuza penale ndaj Donald Trump

​Ngrihen akuza penale ndaj Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është paditur nga prokurorët e Manhatanit për pagesën e yllit porno Stormy Daniels 130 000 dollarë për ta detyruar të mos fliste për marrëdhënien e tyre.
Manjati bëhet kështu ish-presidenti i parë në historinë amerikane që akuzohet.

Vendimi i Jurisë së Madhe është i destinuar të ketë pasoja të paprecedenta në politikën amerikane si dhe të ndikojë në garën për Shtëpinë e Bardhë për vitin 2024, edhe nëse nuk do ta ndalojë garën e manjatit.

I cili tashmë ka reaguar duke sulmuar dhe duke thënë se ”është një persekutim politik dhe ndërhyrje zgjedhore” dhe ”një gjueti shtrigash që do të rezultojë kundër Bidenit”.

Donald Trump mund t’i dorëzohet autoriteteve të Manhattanit të martën e ardhshme për zyrtarizimin e akuzave kundër tij pas aktakuzës në çështjen Stormy Daniels.

Një nga avokatët e tij, Susan R. Necheles, e raporton këtë në ”New York Times”.

Gjithashtu, CNN, duke cituar dy burime të njohura me rastin..

Read More
TË FUNDIT

Kurti thotë se s’ka ndryshuar qëndrim për Ballkanin e Hapur

Kurti thotë se s’ka ndryshuar qëndrim për Ballkanin e Hapur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me qëndrimin e tij ndaj nismës ‘Ballkani i Hapur’.
Kurti ka thënë se nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë, e cila sipas tij, nuk ka as platformë, as kontratë themelore, as strategji as plan veprimi.

“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, ka thënë ai.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se ‘Ballkani i Hapur’ nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian dhe nuk ka financim nga BE-ja.

“Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë”, ka thënë Kurti në një intervistë në Rubikon.

Kujtojmë se në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që t..

Read More
TË FUNDIT

Arrestohen dy persona, sulmuan policin në aeroportin “Adem Jashari”

Arrestohen dy persona, sulmuan policin në aeroportin “Adem Jashari”

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Rasti ka ndodhur më 29 mars në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme:
Lëvizja FOL prezanton gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022. Me këtë rast do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” – për dedikim në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 11:00)

Kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, mban konferencë për medie lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknikë të spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë. (Spitali “Isa Grezda”, Gjakovë, ora 11:00)

Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark. (Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 12:15)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për..

Read More
TË FUNDIT

​24 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

​24 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.
Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 24 vjetësh figurojnë të pagjetur.

Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona.

Ndryshe, për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.

Read More
TË FUNDIT

​Mobilizimi që ndodhi para 24 vjetësh

​Mobilizimi që ndodhi para 24 vjetësh

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pikërisht më 31 mars 1999, vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.
Ne po ua sjellim urdhrin e asaj kohe për mobilizim:

Për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve të kohëve të fundit, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe dhe për mundësinë e kryerjes më intensive të detyrave luftarake për çlirimin e Kosovës, në zbatim të Urdhrit Nr. 151, datë 31.03.1999, „Për mobilizimin e përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe për çlirimin e Kosovës”.

Urdhëroj:

Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë më datën 01.04.1999 dhe të vazhdojë në proces.

Të detyruar për t’u lajmëruar për në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë moshat nga 18-50 vjeç. Lajmërimi për regjistrim prej datës 01.04.1999 deri më 30.04.1999.

Të gjith..

Read More
TË FUNDIT

​24 vjet nga masakra në Burim të Malishevës

​24 vjet nga masakra në Burim të Malishevës

Sot mbushen 24 vjet nga ngjarja më e rëndë në Malishevë, përkatësisht nga masakra e forcave serbe në Burim, ku u vranë dhe u masakruan 42 civilë shqiptarë.
Masakra në Burim është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit, ndërsa deri më sot, për këtë ngjarje dhe për asnjë vrasje tjetër gjatë luftës, nuk është dënuar askush.

Më 31 mars 1999, te vendi i quajtur Vrella e Mëhillit në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civilë, shumica prej tyre nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup, si dhe tre banorë të Suharekës, të cilët ishin strehuar në këtë pjesë. Po në këtë ditë, në fshatrat tjerë janë vrarë dhe masakruar edhe civilë të tjerë.

Read More
TË FUNDIT

​Mot i vranët dhe me intervale me diell

​Mot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta. Vikendi parashihet me kushte tjera meteorologjike”, thuhet në njoftim.

Read More