TË FUNDIT

TË FUNDIT

Prekëse: Para se ta lëshojnë Kosovën, dy vajzat e vogla përshëndeten me shokët e shoqet e klasës

Prekëse: Para se ta lëshojnë Kosovën, dy vajzat e vogla përshëndeten me shokët e shoqet e klasës

Vazhdon migrimi i kosovarëve drejt vendeve evropiane.

Së fundi, një rast tjetër ikjeje është regjistruar, ku janë parë dy vajzat e vogla, Xhenisa dhe Almisa, teksa përshëndeten me shokët e shoqet, përcjell lajmi.net.

“Gurbeti të ndanë nga familja, shkolla, mësuesi si dhe shokët dhe shoqet e klasës … pra kjo është jeta !!”, shkroi mes tjerash ky familjar.

Shikoni postimin e plotë dhe videon gjithashtu:

Read More
TË FUNDIT

​Diplomatët e huaj: “Presim nga Qeveria e Kosovës që të lansojë vendimin për asociacionin”

​Diplomatët e huaj: “Presim nga Qeveria e Kosovës që të lansojë vendimin për asociacionin”

Diplomatët francezë e gjermanë presin nga Qeveria e Kosovës që të lansojë vendimin për asociacionin, në të kundërtën kanë deklaruar se nëse palët nuk respektojnë zotimet do të ketë pasoja.

Ambasadori francez, Olivier Guerot ka deklaruar gjatë së premtes se presin që Kosova të ketë propozim konkret dhe të fillojë negociatat për asociacionin, ashtu siç ceket në aneks. Nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet, ambasadori gjerman, Jorn Rohde deklaroi se rruga në Evropë do të jetë e mbyllur për të dyja vendet.

Në diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbisë”, e cila u mbajt në Qendrën Mediale në Çagllavicë, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se presin nga qeveria që të lansojë vendimin për themelimin e asociacionit.

“Ne në këtë dhomë të mbyllur, jashtë mund të shohim se pranvera po vjen, lulet po gjelbërojnë, bari është i gjelbër, por ..

Read More
TË FUNDIT

Rrjeti i OJQ-ve AVONET: Presidentja ta zgjedh Kryeprokurorin, po e zvarrit procesin për teke personale

Rrjeti i OJQ-ve AVONET: Presidentja ta zgjedh Kryeprokurorin, po e zvarrit procesin për teke personale

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka kritikuar qasjen e presidentes Osmani karshi zgjedhjes së Kryeprokurorit.

Përmes një komunikate, AVONET ka thënë se që nga fillimi e kanë përcjellur këtë proces dhe që nga atëherë e ka vlerësuar si transparent dhe të ligjshëm, përcjell lajmi.net.

“AVONET thekson se një pozitë e tillë e rëndësishme në sistemin e drejtësisë nuk mund të vazhdoj të ushtrohet nga një Ushtrues Detyre, edhe pse ai ka luajtur rol shumë konstruktiv, por pozitat e tilla shtetërore të funksionit të lartë nuk mund të kenë realizim afatgjatë të objektivave në kuadër të Prokurorisë së Shtetit dhe duke pasur parasysh se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore që tashmë të emërohet i propozuari nga KPK”, shkruan ndër tjerash .

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

AVONET ka përcjellë nga fillimi procedurën për zgjedhjen e Kryeprekurorit të Shtetit, dhe që nga fillimi e ka vlerësuar një p..

Read More
TË FUNDIT

I hakohet faqja Kujtim Shalës, konvertohet në agjencion marketingu

I hakohet faqja Kujtim Shalës, konvertohet në agjencion marketingu

I është hakuar faqja deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala.
Madje, ajo është konvertuar menjëherë në një agjencion marketingu, përcjell lajmi.net.

Ata që e kanë sulmuar, veçse kanë filluar përditësimin e fotografive.

KËTU mund ta vëreni qartë sulmin ndaj faqes së Akademikut Shala, që javën e kaluar u kthye në atraksion të vërtetë, pasi u dëgjua duke sharë kryeministrin e Republikës, ani pse as që deshi të kërkojë falje.

Në momentin kur Konjufca ia tërhoqi vërejtjen, ai iu drejtua: ma sjellni me postë.

Read More
TË FUNDIT

Konjufca gati – u bën thirrje ndjekësve që t’i bashkohen Marshit për Drejtësi

Konjufca gati – u bën thirrje ndjekësve që t’i bashkohen Marshit për Drejtësi

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka ftuar ndjekësit e tij që t’i bashkohen Marshit për Drejtësi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Konjufca ka shpërndarë thirrjen për pjesëmarrje në marsh, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, duhet të kujtojmë faktin se jo shumë kohë më parë, Lëvizja Vetëvendosje, përmes një publikimi, konfirmoi mbështetjen për këtë organizim, ani pse në shkrimin e plasuar, nuk i përmendet ish-krerët e tjerë, përveç atë që ishte pjesë e VV-së, Rexhep Selimi.

Më poshtë edhe postimi i plotë i shefit të parlamentit.

Read More
TË FUNDIT

Vetëvendosje e bën zemrën “guri”, konfirmon mbështetjen për Marshin e Drejtësisë

Vetëvendosje e bën zemrën “guri”, konfirmon mbështetjen për Marshin e Drejtësisë

Lëvizja Vetëvendosje mbështet zyrtarisht Marshin për Drejtësi.

Këtë, partia që drejton vendin e konfirmoi vetëm para pak çastesh përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet mes tjerash në këtë njoftim të para pak çasteve, lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi.

“Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare por asnjëra nuk gjeti asgjë andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mbanë krerët e luftës tonë në Hagë”.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Read More
TË FUNDIT

1 vit e gjysmë burgim për personin që ngacmoi seksualisht fëmijët në rrugë

1 vit e gjysmë burgim për personin që ngacmoi seksualisht fëmijët në rrugë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar të pandehurin H.H me 1 vit e gjysmë burgim për veprën penale ngacmim seksual, të cilën e kishte kryer ndaj fëmijëve në rrugë.

Në komunikatë për media, thuhet se rasti ka ndodhur me 8 mars rreth orës 15:00 në Gjakovë. Ngacmimi seksual ishte kryer me dashje ndaj personave të ndjeshëm për shkak të moshës së tyre.

“Deri sa të dëmtuarat ishin duke ecur në këmbë, në një moment e shohin të pandehurin, i cili ishte i zhveshur dhe bën me gjeste duke ekspozuar organin gjenital në drejtim të dëmtuarave, të gjendur në këtë situatë të dëmtuarat ndërrojnë rrugën, por i pandehuri vishet dhe niset në drejtim të tyre dhe ju drejtohet me fjalën “përshëndetje”, shkruhet në komunikatë.

Më pas, përshkruhet se fëmijët të frikësuar kishin kërkuar ndihmën e një kalimtari rasti me ç’rast ngacmuesi kishte ikur me vrap.

Gjyqtari Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit fillestar ku i pandehuri..

Read More
TË FUNDIT

“Syri i Popullit”: Apeli merr vendim për Sadri Ramabajën

“Syri i Popullit”: Apeli merr vendim për Sadri Ramabajën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Avni Llumnica ishte dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim, kurse Sadri Ramabaja ishte liruar nga akuza, në rastin e njohur si “Syri i Popullit”.
Në këtë rast, Llumnica akuzohej për tentim vrasje të Azem Vllasit në bashkëkryerje me tani të ndjerin M.J. Ndërsa, Ramabaja akuzohej se kishte ndihmuar të akuzuarit në kryerjen e veprës penale të vrasjes në tentativë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 11 nëntor 2022 mori aktgjykimin ndaj Llumnicës dhe Ramabajës. Ndërsa, ndaj këtij vendimi, ankesë kishte ushtruar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe mbrojtësi i Llumnicës, avokati Naim Rudari. Këto kërkesa u shqyrtuan nga Apeli më 8 mars 2023.

Andaj, pas shqyrtimit të tyre, Gjykata e Apelit, ka refuzuar ankesën e PSRK-së dhe mbrojtësit të të dënuarit Avni Lluminca, avokatit Naim Rudari me ars..

Read More
TË FUNDIT

Përkujtohet masakra e Pastaselit, Kurti: Krimi i Serbisë as nuk harrohet dhe as nuk falet

Përkujtohet masakra e Pastaselit, Kurti: Krimi i Serbisë as nuk harrohet dhe as nuk falet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në zbulimin e pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve të rënë në masakrën në fshatin Pastasel të Komunës së Rahovecit, ka thënë se duke u përbashkuar në këtë vend, denoncojmë forcat serbe, pasi që 106 qytetarë të këtij fshati u vranë vetëm se ishin shqiptar.
Kurti para qindra të pranishmëve tha se kjo pllakë përkujtimore është një pikë kujtimi për brezat që do të vinë në mënyrë që kurrë mos të harrohet gjenocidin e Serbisë, krimet kundër njerëzimit e krimet e luftës.

“Ajo çka e bënë këtë masakër të Pastaselit ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë, është se së pari kemi torturim të shqiptarëve e pas torturimit i ndajnë në grupe, ku në grupin e parë i vrasin fëmijët, në mënyrë që edhe prindërit e tyre, edhe gjyshërit e tyre t’i shohin duke vdekur djemtë e nipat e tyre, e më pastaj i pushkatojnë edhe prindërit e gjyshërit. Kjo e bënë shumë të tmerrshm..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori britanik reagon për incidentet në veri: Janë veprime që rrezikojnë stabilitetin dhe qetësinë

Ambasadori britanik reagon për incidentet në veri: Janë veprime që rrezikojnë stabilitetin dhe qetësinë

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott ka reaguar pas incidenteve në veri, konkretisht djegies së veturave me targa “RKS” të regjistruara nga serbët.
Në një postim në Facebook, Abbott ka thënë se këto akte janë të papranueshme dhe paraqesin rrezik për stabilitetin dhe qetësinë e tanishme, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Abbott:

Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë.

Hetimet e shpejta për këtë kriminelë janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet. /Lajmi.net/

Read More