TË FUNDIT

TË FUNDIT

“Kundër historisë” – Nervozizëm në OVL UÇK pasi Kurti përmendi veç Rexhën: Kemi 8 bashkëluftëtarë që po gjykohen

“Kundër historisë” – Nervozizëm në OVL UÇK pasi Kurti përmendi veç Rexhën: Kemi 8 bashkëluftëtarë që po gjykohen

Organizata e Veteranëve të Luftës i ka reaguar ashpër kryeministrit Kurti pasi që ky në një debat televiziv i dërgoi të fala veç bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimi, duke anashkaluar kështu Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Në një postim në Facebook, u.d i kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, ia ka rikujtuar të parit të Qeverisë se në Hagë po gjykohen tetë ish-pjesëtarë të UÇK-së, shkruan lajmi.net.

Sipas Klinakut, fakti që Kurti e përmend veç Rexhep Selimin, është “e ulët”, dhe kundër së vërtetës dhe historisë.

Postimi i plotë i Klinakut:

Si OVL UÇK kemi qenë dhe jemi kundër Gjykatës Speciale, sepse konsiderojmë se është përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë.

Atje i kemi 8 bashkëluftëtarë, që prej tyre janë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ishin kundër kësaj pseudodrejtësie, por kemi d..

Read More
TË FUNDIT

Të martën takimi i radhës i kryenegociatorëve

Të martën takimi i radhës i kryenegociatorëve

Të martën do të mbahet takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve Kosovë – Serbi.

Këtë e konfirmoi edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Rohde gjatë paraqitjes së sotme në diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, përcjell lajmi.net.

Në fakt, ishte mbrëmë kryeministri Kurti që pohoi se një takim do të mbahet javën e ardhshme, ndërsa tani mësohet edhe data e saktë, 4 prilli.

“BE-ja e ka bërë të qartë që do të ketë pasoja, por nuk po punojmë për pasoja, por për zbatimin e marrëveshjes, dy palët duhet të punojnë në marrëveshje për çka janë zotuar. Askush nuk ka parë indikacione në Bruksel se nuk duan ta zbatojnë.

Kemi parë deklarata që nuk janë të dobishme. Por jemi duke punuar shumë në Bruksel sidomos zotëri Lajçak dhe ekipi i tij, për të filluar procesin e zbatimit, përsëri të martën e ardhshme është takimi i ardhshëm i parë për këtë çështje për të përkufizuar detajet. Ka një dialo..

Read More
TË FUNDIT

Djali i Gucatit kritikon Kurtin: E përmend veç Rexhep Selimin, jo krerët e tjerë

Djali i Gucatit kritikon Kurtin: E përmend veç Rexhep Selimin, jo krerët e tjerë

I biri i Hysni Gucatit, Musli Gucati, ka kërkuar që të mos bëhen ndasi sa u përket ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
“Ne duhet të jemi të bashkuar sepse nuk janë duke u gjykuar si individë, por janë duke u gjykuar si themelues dhe si udhëheqësit dhe formuesit e shtetit të Kosovës, dhe nuk na shërben aspak mirë që të thirremi në baza politike sepse atje nuk janë duke u gjykuar në baza politike, por janë duke u gjykuar për diçka krejt tjetër, për një çështje madhore dhe nuk na takon që të bëjmë ndasi të tilla”, ka thënë Gucati në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Së pari dua të lidhem me gjykatën. Gjykata çdo herë e proklamon, dhe po e paraqet se po gjykohen si individë. Sa i përket subjektit ose partive politike, nuk do të kishte qenë mirë dhe nuk do të ishte e moralshme nga ana e tyre që të bëjnë ndasi të tilla, dhe që po gjykohen si individë.

Gucati ndihet i pakënaqur..

Read More
TË FUNDIT

Mustafa i LDK-së: Përgjatë pjesës së parë të mandatit të Kurtit, vetëm faturat u janë rritur qytetarëve

Mustafa i LDK-së: Përgjatë pjesës së parë të mandatit të Kurtit, vetëm faturat u janë rritur qytetarëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besian Mustafa ka hedhur kritika ndaj qeverisë Kurti për menaxhimin e deritanishëm.
Sipas tij, për periudhën dyvjeçare, nuk është rritur asgjë, përveç faturat për qytetarët, përcjell lajmi.net.

“Të vetmen rritje që kanë përjetuar kosovarët është rritja e faturave”, ka thënë Mustafa në T7.

Gjithashtu, ai shtoi se duhet të tregohet se sa mijëra të rinjë kanë lëshuar Kosovën në mungesë të mundësive të punësimit.

“Duhet të tregojnë edhe sa mijëra të rinj e kanë lëshuar Kosovën në mungesë të mundësive të punësimit”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

Read More
TË FUNDIT

A ka greva të reja? Jasharaj paralajmërim qeverisë: Mos të rrinë të qetë

A ka greva të reja? Jasharaj paralajmërim qeverisë: Mos të rrinë të qetë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk duhet të relaksohet tej mase në raport me mësimdhënësit, duke e marrë “si të kryer grevën”.
Në një intervistë për lajmi.net, ai thotë se Qeveria Kurti ka qasje tmerrësisht të gabuar ndaj sindikatave, shkruan lajmi.net.

Ai paralajmëron se sindikata që ai udhëheq, edhe në të ardhmen do t’i nxjerrë punë Qeverisë.

“Ne edhe në të ardhmen do t’i nxjerrim telashe qeverisë në kërkesat tona. Në përpjekjet për realizimin e kërkesave tona. Qeveria mos të rri e qetë t’thotë u mbyll, nuk do t’ketë”. Unë si kryetar nuk guxoj të them që në të ardhmen nuk do të ketë veprime sindikale, por ato vendosin organet dhe anëtarësia e SBASHK-ut”, thotë ai për lajmi.net.

“Në shtator kur filluan sulmet verbale ndaj meje, disa nuk hezituan të më përfshijnë edhe familjen. Por, familja më tha se anëtarësia të ka besuar dhe duhet të vazhdoj, andaj do të vazhdoj. Dorën në..

Read More
TË FUNDIT

Pse po heshtë kampioni Aziz Salihu, mësohet arsyetja?

Aziz Salihu ka kohë që është në heshtje dhe nuk organizon ndonjë turne siç ka ndodhur në vitet e kaluara.

Ka kohë që nuk ka organizuar ndonjë turne.

Cila është arsyeja?

Siç merret vesh, në mungesë të mjeteve financiare po ashtu nuk ka mbështetje nga institucionet sportive, duket se kjo po e penalizon dhe po qëndron pasiv tash e një kohë sa i përket turneve.

A ka gjasa që këtë pranverë apo gjatë verës të organizojë ndonjë turne?

Nuk përjashtohet mundësia nëse gjen mjete e mbështetje.

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ka gjasa që së shpejti të planifikojë diçka, por e gjitha varet nga financa dhe a do të mbështesin donatorët dhe institucionet përkatëse sportive.

Read More
TË FUNDIT

​Diplomatët e huaj: Presim nga Qeveria e Kosovës që të lansojë vendimin për Asociacionin

​Diplomatët e huaj: Presim nga Qeveria e Kosovës që të lansojë vendimin për Asociacionin

Diplomatët francezë e gjermanë presin nga Qeveria e Kosovës që të lansojë vendimin për asociacionin, në të kundërtën kanë deklaruar se nëse palët nuk respektojnë zotimet do të ketë pasoja.

Ambasadori francez, Olivier Guerot ka deklaruar gjatë së premtes se presin që Kosova të ketë propozim konkret dhe të fillojë negociatat për asociacionin, ashtu siç ceket në aneks. Nëse kjo marrëveshje nuk zbatohet, ambasadori gjerman, Jorn Rohde deklaroi se rruga në Evropë do të jetë e mbyllur për të dyja vendet.

Në diskutimin me temën “Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbisë”, e cila u mbajt në Qendrën Mediale në Çagllavicë, ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se presin nga qeveria që të lansojë vendimin për themelimin e asociacionit.

“Ne në këtë dhomë të mbyllur, jashtë mund të shohim se pranvera po vjen, lulet po gjelbërojnë, bari është i gjelbër, por ed..

Read More
TË FUNDIT

Për çka të flasë se? Albulena Haxhiu prezanton (mos)punën dyvjeçare

Për çka të flasë se? Albulena Haxhiu prezanton (mos)punën dyvjeçare

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministri, Blerim Sallahu, përmes një video informuese, kanë prezantuar punën dy vjeçare të Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me reformën në sistemin e drejtësisë, hartimin e politikave kundër korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore dhe transparencën.

Ministrja Haxhiu theksoni punën që është duke u bërë në kompletimin e bazës ligjore që mundëson zhvillimin e Vetingut, i cili do të siguroj që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, efikas dhe transparentë dhe gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës të kenë integritet moral por edhe profesional.

Gjatë prezantimit të punës dy vjeçare, ministrja Haxhiu tha se është bërë kursimi i buxhetit publik, ku përmendi fitoren e Republikës së Kosovës në dy raste në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit në vlerë rreth 100 milionë euro.

Si prioritet tjetër q..

Read More
TË FUNDIT

“Kapërcimi i murit” nga Kadri Veseli: Nga takimi me Adem Jasharin në Tiranë deri tek komunikimet me NATO-n

“Kapërcimi i murit” nga Kadri Veseli: Nga takimi me Adem Jasharin në Tiranë deri tek komunikimet me NATO-n

Kjo fotografi e Kadri Veselit, i buzëqeshur e me uniformë ushtarake, me një granatahedhës të varur në shpinë e kallashnikov në dorë, është shkrepur në vitin 1998 kur guerila shqiptare po përballej me një nga agresorët më të fuqishëm të botës.

Është një nga imazhet e para të tij si luftëtar e nxjerrur në publik, 20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë. I mistershëm për një kohë të gjatë, dhe pak i njohur për opinionin ai nuk ishte shfaqur me rrëfime për aktivitetin e tij në lëvizjen e shqiptarëve për liri dhe pavarësi në të cilën ishte një nga figurat qëndrore.

Për të, janë krijuar histori nga të tjerët.

Ai ka prapa vetes një histori të rëndësishme si një ndër themeluesit e UÇK-së, si pjesëtar i së cilës sot akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë. Akuzat që përfshijnë kohën e luftës kundër Serbisë, ai i ka hedhur poshtë krejtësisht. Lufta e vitit 1998-1999 e..

Read More
TË FUNDIT

Ambasadori amerikan reagon për djegien e veturave me targa “RKS” në veri

Ambasadori amerikan reagon për djegien e veturave me targa “RKS” në veri

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, tha se fatkeqësisht po i duhet ta përsërisë deklaratat për dënimin e djegies së veturave me targa RKS në veri të vendit.
Për këtë atij nuk iu desh të bënte një postim të ri në Twitter, por rishpërndau atë të 2 nëntorit kur këto akte dhune u bënin për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë për çështjen e targave ilegale.

“Për fat të keq, më duhet ta përsëris këtë mesazh”, ka shkruar Hovenier.

Më 2 nëntor të vitit të kaluar, Hovenier i pati quajtur këto veprime frikacake dhe kriminale.

“SHBA-ja dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjit të Kosovës. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, kishte thënë Hovenier krahas thirrjes së atëhershme për zgjatjen e periudhës së zbatimit të vendimit të Qeverisë për 12 muaj, por duke thënë se “Kosova ka të drejtë ta zbatojë këtë ndryshim”.

P..

Read More