TË FUNDIT

TË FUNDIT

Djegia e veturave në veri, Viola von Cramon: Autoritetet t’i ndjekin përgjegjësit

Djegia e veturave në veri, Viola von Cramon: Autoritetet t’i ndjekin përgjegjësit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar për djegien e veturave me targa të Kosovës në veri të vendit tonë.

Cramon ka thënë se ky veprim është i papranueshëm dhe se duhet të dënohet me patjetër, përcjell lajmi.net.

Veç kësaj, ajo ftoi autoritetet që t’i ndjekin përgjegjësit.

“Djegia e veturave të ri-regjistruara në veri të Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe duhet dënuar nga të gjithë. Autoritetet përkatëse duhet të ndjekin urgjentisht përgjegjësit për të siguruar stabilitet për komunitetin lokal.” – ka shkruar Cramon në Twitter.

The burning of re-registered cars in the north of #Kosovo is absolutely unacceptable and should be condemned by all.

Relevant authorities should urgently prosecute the responsible in order to ensure stability for the local community.@EUKosovo @MiroslavLajcak https://t.co/3ej2tMy2yw

— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) Marc..

Read More
TË FUNDIT

Fillim-prilli në Kosovë parashikohet me reshje të dendura, nuk përjashtohet as bora

Fillim-prilli në Kosovë parashikohet me reshje të dendura, nuk përjashtohet as bora

Ndryshimi i motit vjen këtë fundjavë, megjithatë mbetet ende ngrohtë.

Përpos intervale kohore me diell priten rrebeshe lokale shiu të shoqëruara edhe me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive, por të karakterit lokal.

Reshje të dendura dhe gjithëpërfshirëse vijnë të hënën si rezultat i zhvendosjes dhe zhvillimit të një cikloni gjigand në Evropën juglindore.

Cikloni me qendër në jug të Italisë dhe Shqipërisë do të shtrihet deri në Detin Egje në Greqi dhe Turqi. Kur kemi masa ciklonike në Detin Adriatik, Jon, Egje dhe këto masa bashkohen në një apo dy sisteme të fuqishme ciklonike atëherë reshjet e dendura janë pothuajse të pashmangshme.

Vranësirat do të vijnë nga jugu, pra reshjet do të nisen që nga Greqia, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të arrijnë edhe në Kosovë duke u intensifikuar orëve të pasdites ose mbrëmjes së të hënës.

Me ardhjen e reshjeve të dendura ..

Read More
TË FUNDIT

Murati shpalos detaje për Projektligjin e miratuar sot: Më 2023 falje tatimore deri në 100 euro apo lartësinë e faturës

Murati shpalos detaje për Projektligjin e miratuar sot: Më 2023 falje tatimore deri në 100 euro apo lartësinë e faturës

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme, ku përfshihet edhe falja për vitin tatimor 2023.
Ministri i Financave, Herkuran Murati ka dhënë detaje për faljen e ngarkesës tatimore.

Ai ka thënë se tatimpaguesit mund të përfitojnë nga zbritja e faturave të vitit 2023 deri në shumën 100 euro, apo sa lartësia e faturës.

“Projektligji gjithashtu parasheh edhe disa masa tjera që lehtësojnë barrën e qytetarëve, por edhe sigurojnë menaxhim më efikas të tatimit në pronë, si: lirime tatimore për banimin primar dhe tokën bujqësore; kufizim të përllogaritjes së interesit që të mos tejkalojë vlerën e detyrimit tatimor; zbritje të shkallës së poshtme tatimore për vitin 2024; dhe fillimin e aplikimit të tatimit progresiv nga viti 2025”, ka shkruar Murati.

“Uroj që edhe Kuvendi i Republikës ta trajtoj..

Read More
TË FUNDIT

​Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, temë e diskutimeve, dialogu Kosovë – Serbi

​Osmani takon ambasadorët e QUINT-it, temë e diskutimeve, dialogu Kosovë – Serbi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, si dhe me ambasadorët e QUINT-it, ku kanë diskutuar oër dialogun Kosovë – Serbi.

Osmani përmes një cicërime në Twitter ka thënë se me ambasadorët e QUINT-it kanë biseduar edhe për sukseset e Kosovës dhe forcimin e demokracisë.

“Diskutuam zhvillimet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, shkroi Osmani në Twitter.

I thank @USAmbOSCE Carpenter for the invitation to meet with QUINT & EU representatives at the @OSCE.

We discussed recent developments related to KS-SRB dialogue, 🇽🇰’s successes in strengthening democracy & our joint efforts for lasting peace and security in our continent. pic.twitter.com/pqu6l2tOpE

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 31, 2023

Read More
TË FUNDIT

Zv.drejtori i Trustit: Vlera e aksioneve në vitin 2022 është tkurrur për 118 milionë euro

Zv.drejtori i Trustit: Vlera e aksioneve në vitin 2022 është tkurrur për 118 milionë euro

Zëvendësdrejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trusti, Agron Krasniqi, në emisionin EURO n’7, ka treguar se sa ishin humbjet e këtij institucioni gjatë vitit 2022.
Sipas tij, gjatë gjithë historisë së këtij institucioni janë vetëm tre vite me humbje, ndërsa gjatë 20 viteve të tjera, ka thënë ai, Trusti ka pasur vetëm bilanc pozitiv.

Zëvendësdrejtori i Trustit tregon se rëniet në tregjet financiare kanë nisur menjëherë pas nisjes së luftës në Ukranië dhe si rrjedhojë viti 2022 është mbyllur me minus 118 milionë euro.

Ai këtë periudhë e cilëson normale për shkak të lëvizjes së tregjeve dhe e krahason me vitin paraprak kur fitimet ishin mbi 227 milionë euro.

“Pra viti 2022 është viti ku është diskutuar më së shumti dhe ka pasur lajme bombastike se është dalë me humbje, kjo humbje për të cilën po flitet në standaret financiare quhet kthim negativ ose humbje e parealizuar, pra nuk ..

Read More
TË FUNDIT

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton një projektligj të rëndësishëm

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton një projektligj të rëndësishëm

Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e 137-të.

Në këtë mbledhje qeveria ka miratuar tri vendime, ku prej tyre është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për tratimin në pronën e paluajtshme.

Më poshtë i gjeni vendimet e marra nga kjo mbledhje:

– Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit.

– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/111 të datës 7 dhjetor 2022.

– Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/23, të datës 8 prill 2020.

– Vendimin për miratimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023..

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj: UÇK-ja është guxim, jo kalkulim

Molliqaj: UÇK-ja është guxim, jo kalkulim

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, është deklarim pak orë pas komunikatës së VV-së, ku kjo e fundit konfirmoi mbështetjen për Marshin për Drejtësi.
Sipas të parit të socialdemokratëve kosovarë, ky është veç një kalkulim i radhës nga partia në pushtet, përcjell lajmi.net.

Molliqaj llogaritjen e sheh te numri i votave, duke marrë UÇK-në si diçka që siguron mbështetje popullore.

Gjithashtu, ai përmendi edhe faktin se hiç më larg se parmbrëmë, Kurti tha se nuk është në dijeni për këtë organizim.

“Marshi është lajmëruar tash sa kohë. Kryeministri parëmbrëmë, në inat e sipër, teksa arsyetonte “Zajednicën”, na tha se nuk ka dëgjuar gjë për këtë marsh. Por, Partia sot i paska bërë llogaritë: Marshi për Drejtësi do të gjejë mbështetje popullore, andaj dalim edhe ne. E lexueshme, ku ka numra e masë, aty e keni VV-në oportuniste. Kjo është e kundërta e rrugës së saj. UÇK është udhëhequr nga guximi, dhe jo nga disponimi i dobët si konsensus i opinioneve”..

Read More
TË FUNDIT

Rasti i 53 milionëve: Sot u mbajt seanca ndaj Pal Lekajt, kjo ishte deklarata e dëshmitarit

Rasti i 53 milionëve: Sot u mbajt seanca ndaj Pal Lekajt, kjo ishte deklarata e dëshmitarit

Në rastin e njohur si “Rasti i 53 milionë eurove”, dëshmitari Ramë Qupeva, drejtor në Departamentin për Infrastrukturë Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës, ka deklaruar se pjesa e pagesës “53 milionëshi” nuk është punë shtesë, por është kosto e cila ka dalë si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve kontraktuale nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Këtë deklarim, Qupeva e ka dhënë në gjykimin ku ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari Qupeva ka thënë se komiteti ndërministror ka vepruar në kuadër të sugjerimeve dhe opinioneve të kompanisë mbikëqyrëse “Hill International”, kur ato janë dhënë nga ana e kompanisë.

..

Read More
TË FUNDIT

Kurti: Qeveria është e përkushtuar për t’i zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës

Kurti: Qeveria është e përkushtuar për t’i zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës

Në 24-vjetorin e zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tjerë nga Gjakova, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi familjen Kumnova.
Në Gjakovë, Kurti u prit nga Nestrete Kumnova, udhëheqëse e shoqatës “Thirrjet e nënave”, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

Në dhomën e mbushur plot me kujtime të të birit ende të zhdukur, nëna Nesrete kujtoi marsin e 1999, kur një javë pasi NATO filloi sulmet ajrore kundër Serbisë, Albioni, në atë kohë 21 vjeç, u mor nga shtëpia e tij, së bashku me pesë të afërm të tjerë civilë. Në prill 2011, eshtrat e personave që u morën bashkë me Albionin u gjetën në Batajnicë pranë Beogradit, dhe u rivarrosën në Gjakovë.

Bëhet e ditur se kryeministri Kurti ritheksoi se qeveria është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me dhunë gjatë luftës dhe për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për të gjitha krimet e luftës në Kosovë.

Në këtë vizitë, kryemi..

Read More