TË FUNDIT

TË FUNDIT

Haziri shpërndan videon ku Rugova fliste për UÇK-në: Organizatë e krijuar nga patriotët që luftuan për lirinë e Kosovës

Haziri shpërndan videon ku Rugova fliste për UÇK-në: Organizatë e krijuar nga patriotët që luftuan për lirinë e Kosovës

Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së ka shpërndarë një video ku ish-presidenti Ibrahim Rugova, fliste për UÇK-në.
Gjatë gjykimit të Sllobodan Millosheviq, Rugova si dëshmitar kundër tij, pati folur për rolin si dhe krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ajo ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit, nga patriotët kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën dhe kanë luftuar për Lirinë e Kosovës”, thoshte ndër të tjera Rugova.

Lutfi Haziri e ka postuar këtë video, menjëherë pas përfundimit të Marshit për Drejtësi, i cili u mbajt në përkrahje e solidaritet të krerëve të UÇK-së.

Read More
TË FUNDIT

Qytetarët nga marshi për drejtësi: Liria nuk ka kuptim pa ish-krerët e UÇK-së

Qytetarët nga marshi për drejtësi: Liria nuk ka kuptim pa ish-krerët e UÇK-së

“Marshi për Drejtësi”, mblodhi sot në sheshet e Prishtinës, mijëra qytetarë nga i gjithë vendi. Ata janë shprehur të bindur në pafajësinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, të cilët po mbahen në Hagë.
Ky marsh për ata ishte madhështor dhe i qëlluar, edhe pse disa thonë se do të duhej të mbahet më herët. Kishte edhe nga ata që thanë se nuk do të duhej të flas askush nga politika, pasi UÇK-ja, nuk është e asnjë partie por e popullit.

Rabije Bytyqi, nënkryetare e aleancës së gruas, tha se dëshira që drejtësia të jetë jopolitike dhe njerëzore është e madhe, gjersa thekson se e pret rikthimin e çlirimtarëve të Kosovës.

“Sot kemi ardhur të organizuar për marshin e UÇK-së. Ndoshta është pak i vonuar, por është shumë i qëlluar, por është dashur të jetë më herët, sepse ushtarët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ata janë strategët e luftës, të çlirimit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe meritojnë të jen..

Read More
TË FUNDIT

Sveçla me detaje për sulmet e fundit në veri: Serbi i arrestuar Milovan Bozoviq dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it

Sveçla me detaje për sulmet e fundit në veri: Serbi i arrestuar Milovan Bozoviq dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it

Veriu i vendit vazhdon të mos jetë i qetë. E gjithë kjo si shkak i sulmeve të vazhdueshme nga kriminelët serbë në drejtim të zyrtarëve policorë, por edhe qytetarëve në veçanti.
Pas incidenteve të fundit ku disa vetura janë përfshirë nga zjarri dhe njësitet policore janë sulmuar, ka reaguar ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka theksuar se institucionet serbe dhe krerët e tyre janë të interesuar që sërish të destabilizojnë një pjesë të vendit, ku jeton komuniteti serb në Kosovë.

Ai tha se Milovan Bozoviq është kriminelë në mesin e atyre që kryejnë edhe akte terroriste në Kosovë.

“Institucionet e Serbisë, krerët e tyre, janë të interesuar sërish të destabilizojnë pjesë të vendit ku jeton komuniteti serb në Kosovë. Kështu ka bërë historikisht. Ata vazhdojnë të mbrojnë dhe glorifikojnë kriminelë të cilët kryejnë akte edhe terroriste në Repub..

Read More
TË FUNDIT

Lushtaku: Specialja është gjykatë politike

Lushtaku: Specialja është gjykatë politike

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, deklaroi se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I pranishëm në marshin e organizuar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Lushtaku tha se Specialja është është gjykatë politike.

“Shqiptarët asnjëherë nuk i kanë ikur drejtësisë, pra, edhe ne në këtë rast kërkojmë vetëm drejtësi. Ka me dhjetëra masakra në Kosovë dhe asnjë dënim nuk ka ndodhur deri më tani. Ushtarët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë… Duhet të bëjë më shumë edhe Qeveria e Kosovës… Po ashtu, kam bindje që Gjykata Speciale është gjykatë politike”, tha Lushtaku.

“Marshi për drejtësi” u organizua një ditë para fillimit të procesit gjyqësor në Hagë, pasi, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Read More
TË FUNDIT

Molliqaj: Qeveria Kurti është anti-UÇK

Molliqaj: Qeveria Kurti është anti-UÇK

Dardan Molliqaj, i cili është kryetari i PSD-së ka reaguar me një shkrim në Facebook, në lidhje marshin për drejtësi që u mbajt sot në sheshet e Prishtinës.

Molliqaj ka thënë së gjurma e UÇK-së shkeli sot sheshin.

Ajo çka sot pamë në Sheshin e Kryeqytetit është gjurmë nga përpjekja çlirimtare e organizuar në ushtri e që arriti fitoren, përkundër gjasës. Fuqia dhe e vërteta që ngërthen UÇK-ja na organizuan edhe sot, kundër gjykimit politik që po i bëhet drejtuesve të saj.

Një rëndësi shtesë që ka protesta aq e madhe sot është që po ndodhë përkundër frymës anti-UÇK e instaluar në këtë qeveri.

Përpjekja për çlirim mbetet nevojë e kohës, nën kushte të reja.

Read More
TË FUNDIT

Leonora kishte humbur babain në luftë, shpërthen në lot gjatë marshit të sotëm

Leonora kishte humbur babain në luftë, shpërthen në lot gjatë marshit të sotëm

Në marshin e organizuar nga “Liria ka Emër” në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të zhvilluar sot në Prishtinë mori pjesë edhe këngëtarja Leonora Jakupi.
Leonora ishte pjesë e këtij marshi, bashkë edhe me disa artistë të tjerë.

E njëjta gjatë këtij marshi ka shpërthyer në lot, ndërsa duhet përkujtuar që babai i saj po ashtu kishte humbur jetën gjatë luftës në Kosovë./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Pacolli për marshin: Ne sot jemi të gjithë të bashkuar

Pacolli për marshin: Ne sot jemi të gjithë të bashkuar

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është deklaruar në lidhje me marshin e sotëm ku kërkohej drejtësi për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.
Pacolli tha se UÇK-ja nuk ishte gjë tjetër veçse një ushtri çlirimtare, ashtu siç mbrohen popujt në luftë me okupatorin nga sulmet luftarake.

“Marshimi dinjitoz i sotëm është jo vetëm për UÇK-në, për dëshmoret por edhe për ata që sot po mbahen padrejtësisht nepër burgje pa baza ligjore dhe pa akuza të dëshmuara”,tha Pacolli, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu theksoi se ne sot jemi të gjithë të bashkuar./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Specialja tenton ta fsheh faktin se po e akuzon komplet UÇK-në, kjo është pika që “e qet në rrenë”

Specialja tenton ta fsheh faktin se po e akuzon komplet UÇK-në, kjo është pika që “e qet në rrenë”

Dhomat e Specializuara të Gjykatës me seli në Hagë e kanë gjetur ditën kur në Kosovë po mbahej marshi në përkrahje të UÇK-së, që të lëshojnë një komunikatë për procesin ndaj tyre.
Specialja teksa përshkruan detajet e akuzave, pretendon se subjekt i hetimit nuk është UÇK-ja, por individë, shkruan lajmi.net.

“Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave. Gjithashtu kundër secilit prej të akuzuarve janë ngritur katër akuza për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme”, tha Specialja në komunikatën e saj.

Duket se kjo komunikatë e Gjykatës bie ndesh me faktet reale që vet ky institucion i ka krijuar.

Mjafton të lexojmë pikën 35 të ak..

Read More
TË FUNDIT

​Limaj: Populli i Kosovës duhet të jetë i bashkuar kundër padrejtësive

​Limaj: Populli i Kosovës duhet të jetë i bashkuar kundër padrejtësive

Mijëra qytetarë u solidarizuan më ish-krerët e Ushtrisë Çlrimitare të Kosovës në “Marshin për drejtësi” të cilët nesër (e hënë) nisin procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës me akuzat për krime të supozuara lufte.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i pranishëm në marsh, tha se populli i Kosovës duhet të jetë i bashkuar për të mos lejuar padrejtësitë që po i behën Kosovës.

“Duhet bërë më shumë për drejtësinë Kosova. Arsyeja se pse është këtu Kosova është sepse gjithmonë ka marshuar drejt drejtësisë, është ngritur kundër padrejtësive. Më shumë se për ata, Kosova duhet të bëjë për vetën e saj, mos të lejojë padrejtësinë, kështu sot shoh marshim të Kosovës për mbrojtje të drejtësisë, marshim drejtë së drejtës së vet… Sot nga gjithë Kosova janë bashkuar njerëz me motive të ndryshme, por një e di të sigurt se e përbashkëta është se ata janë duke e ndier që këtij vendi, atyre njerëzve është..

Read More
TË FUNDIT

Emocione të shumta, Endrit Thaçi nuk i mban lotët në “Marshin për Drejtësi”

Emocione të shumta, Endrit Thaçi nuk i mban lotët në “Marshin për Drejtësi”

Ka përfunduar Marshi për Drejtësi i organizuar nga “Liria ka Emër”.
Në këtë marsh qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshet e Prishtinës për t’i dalë në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po vazhdojnë të mbahen në Hagë, në kuadër të Dhomave të Specializuara.

I pranishëm në këtë marsh ishte edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Madje Endriti në një moment nuk ka arritur t’i mbajë lotët nga emocionet që përçoheshin përmes këtij marshi dhe të gjithë përkrahjes që iu dha babait të tij dhe të tjerëve bashkë ish-luftëtarë të UÇK-së.

Në disa pamje të lajmi.net, Endrit Thaçi shihet tejet i emocionuar nga marshi i mbajtur sot./Lajmi.net/

https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/04/339190903_8883903608346721_3673877323144006577_n.mp4

Read More