TË FUNDIT

TË FUNDIT

Daut Haradinaj: Liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë

Daut Haradinaj: Liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë

Pjesëmarrës në marshin masovik në mbështetje të ish-bashkëluftëtarëve sot edhe ishte dhe Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.
Ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Daut Haradinaj, përmes profilit të tij në Facebook teksa ka publikuar fotografi nga ky marsh, ka shkruar se liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë.

Marshi i thirrur sot nga “Liria ka Emër” e që u quajt “Marshi për Drejtësi” mblodhi njerëz të shumtë nga e gjithë Kosova, por edhe më gjerë.

“Gjithë Kosova në këmbë për drejtësi dhe liri. Liria është e plotë kur çlirimtarët janë të lirë”.

Read More
TË FUNDIT

Mbyllen qendrat e votimit në Mal të Zi, votuan mbi 70 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Mal të Zi, votuan mbi 70 për qind

Në Mal të Zi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku votuan 70.7 për qind e votuesve ose rreth 383.300 qytetarë.
Në raundin e dytë kanë marrë pjesë kandidatët e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Lëvizjes Evropa tani, Milo Gjukanoviq dhe Jakov Milatoviq.

CDT njoftoi se në raundin e dytë të zgjedhjeve votuan 70.7 për qind e votuesve ose rreth 383.300 qytetarë, që i bije se pjesëmarrja ishte më e lartë me 7.7 për qind, krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve të 19 marsit.

Read More
TË FUNDIT

Një femër në Mitrovicë tentoi të vetëvritet me medikamente, Policia jep detaje

Një femër në Mitrovicë tentoi të vetëvritet me medikamente, Policia jep detaje

Një tentim vetëvrasje raportohet të ketë ndodhur sot në qytetin e Mitrovicës.
Një femër dyshohet se ka dashur të vrasë veten, duke përdorur një sasi të konsiderueshme të barërave.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, për rajonin e Mitrovicës.

“Është raportuar se si pasojë e përdorimit të tepërt të medikamenteve tretman mjekësor ka kërkuar viktima femër kosovare. Me autorizim të prokurorit hetuesit policorë kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale – vetëvrasje në tentativë” – ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “2 Korriku”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Rezultatet preliminare: Millatoviq prin ndaj Gjukanoviqit

Rezultatet preliminare: Millatoviq prin ndaj Gjukanoviqit

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka fituar rreth 60 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Teksa kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, ka marrë rreth 40 për qind, treguan rezultatet preliminare prej 55 për qind votave të numëruara nga Qendra e Monitorimit.

Bazuar në të dhënat e Qendrës për Tranzicion Demokratik, pjesëmarrja në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 7.7 për qind më e lartë se në rundin e parë, i cili u mbajt më 19 mars.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar rreth 383.3 mijë votues ose 70.7 për qind.

Pasi fituan më së shumti vota në rundin e parë zgjedhor të 19 marsit, kandidatët për pozitën e presidentit për një mandat pesëvjeçar janë Millo Gjukanoviqi dhe Jakov Millatoviq.

Ndërsa, Jakov Millatoviq, është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në..

Read More
TË FUNDIT

Burim Ramadani: Serbia po mbështet dhe financon aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës

Burim Ramadani: Serbia po mbështet dhe financon aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës

Ish-zyrtari i AKI-së Burim Ramadani ka reaguar me një shkrim në Facebook ku ka thënë se Serbia po financon dhe po mbështet aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës.

Tutje ai ka thënë se këto akte janë të papranueshme dhe se adresa e tyre është Vuçiq dhe autoritetet e Serbisë.

“NATO të bëjë të qartë se trupat në terren do të intervenojnë për të larguar dhunën dhe dhunuesi”, ka thënë Ramadani.

“Serbia po mbështet dhe financon aktet e dhunës në komunat në veri të Kosovës. Aktet e dhunës janë të papranueshme dhe adresa për to është Vuçiqi dhe autoritetet e Serbisë.
NATO të bëjë të qartë se trupat në terren do të intervenojnë për të larguar dhunën dhe dhunuesit.
Qytetarët e rëndomtë serb të Kosovës janë ata që po vuajnë nga këto grupe kriminale.
Institucionet e Kosovës të detajizojnë koordinimin me NATO-n për vendosjen e qetësisë dhe rregullit demokratik”.

Read More
TË FUNDIT

Edi Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi për Kosovën

Edi Rama: Mosmarrëveshjet e mëdha me Serbinë i kemi për Kosovën

Në liqenin Garda, jo shumë larg nga Verona, në Itali, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, janë takuar sot në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Kjo është hera e parë që takimi i liderëve të nismës “Ballkani i Hapur”, mbahet jashtë kufijve të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit, të tre liderët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, ku temë kryesore kanë qenë rezultatet e arritura deri më tani në kuadër të iniciativës, por edhe planet e ardhshme, të cilat ideohet që do t’ua lehtësojnë jetën qytetarëve dhe biznesmenëve të rajonit.

Gjatë një komunikimi me mediat, kryeministri Rama tha se shkëmbimi tregtar ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë rritur me 24.8 për qind gjatë vitit 2022, dhe se kjo, sipas tij, është një rritje e madhe si rezultat i projektit “Ballkani i Hapur”.

Gjatë konferencës së..

Read More
TË FUNDIT

Muaji i shenjtë i Ramazanit, dekorohet një pjesë e Prishtinës

Muaji i shenjtë i Ramazanit, dekorohet një pjesë e Prishtinës

Prej më tepër se një javë, besimtarët myslimanë janë duke shënuar muajin e tyre më të rëndësishëm atë të muajit të shenjë të Ramazanit.
Gjatë këtij muaji, myslimanët përpos agjërimit kanë edhe lutje të shtuara dhe takime me familjarë e miq.

Por në Prishtinë tashmë është dekoruar edhe një anë e qytetit.

Dekoret janë vendosur në afërsi të xhamisë,ndërsa një dekorim të tillë e kishin bërë në fillim të muajit edhe në Tiranë.

Madje për Prishtinën pati kritika të shumta për shkak të mos dekorimit të qytetit me rastin e muajit të shenjë të Ramazanit./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Serbët duhet me i marrë e tanët me i lshu”, deklarimet e qytetarëve në marshin e sotëm

“Serbët duhet me i marrë e tanët me i lshu”, deklarimet e qytetarëve në marshin e sotëm

Qytetarët e anëve të shumta të Kosovës arritën që të jenë të gjithë të bashkuar sot në sheshet e Prishtinës.
Në marshin ku kërkohej drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , qytetarët në numër të shumtë kërkuan që ata të lirohen nga Haga ku po mbahen në kuadër të Dhomave të Specializuara.

Qytetarë të shumtë kërkuan drejtësi, derisa thanë se “serbët duhet me i marrë” për t’u gjykuar për drejtësi, ndërsa ish-krerët e UÇK-së të lirohen.

Ndër të tjerash ata thanë se “Evropa po na tradhton”, sa i përket këtij procesi.

Në mesin e shumë qytetarëve të pranishëm në këtë marsh ishte edhe humanisti, Halil Kastrati.

Ai ndër të tjerash tha se “gjithmonë jemi UÇK”./Lajmi.net/

Read More