Libri i mbuluar me lëkurën e njeriut është ende një mister
Një dorëshkrim i lashtë latin, i lidhur me lëkurën e njeriut, mbetet një mister në Kazakistan. E mbuluar me lëkurën
Read MoreNjë dorëshkrim i lashtë latin, i lidhur me lëkurën e njeriut, mbetet një mister në Kazakistan. E mbuluar me lëkurën
Read MoreNga Kim Mehmeti
Në vitin 2015, i pyetur nga gazetarët për themelimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, autori i këtij teksti tha se ajo Gjykatë e mohon Kosovën si shtet juridik, duke e shpallur atë të paaftë të përballet me të vërtetat për vetveten. Dhe shtoi se gjithë ata që e përkrahin themelimin e kësaj Gjykate, e dëmtojnë rëndë vlerën tonë më të shenjtë që kemi – UÇK-në dhe, bëjnë llogari të gabuara nëse nisen nga bindja se atje do përfundojnë të tjerët e jo ata vetë.
Por sidoqoftë, kjo gjykatë u themelua dhe është e kotë tani të tregosh se kush atë e kundërshtoi e kush bëri çmos që ajo të themelohej, madje duke i quajtur antiatdhetarë ata që e kundërshtonin themelimin e saj.
Sidoqoftë pra kjo gjykatë u themelua dhe u bë mirë që sot u organizua ‘Marshi për drejtësi’ që kishte për qëllim t’i dëshmojë botës së në Hagë gjykohet pafajësia e viktimës dhe liridashuria e shqiptarëve.
Por për të qenë të drejtë ndaj vetvetes dhe përpara gjithë botës duhet pranuar se ky ma..
Read Moreshkruan: Beqir Sina
Ndërsa, në vendin ku 24 vjet më parë ( 11 prilli i vitit 1999) në oborrin e Royal Regency Hotel, Yonkers – NY, për në luftë kundër serbisë, u nisën luftëtarët nga Amerika, duke iu bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, đje ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, mbajtën një protest me” moton : Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Kurse, tre ish ushtarët e Batalionit Atlantiku, Ilmi Berisha, Agim Selmanaj dhe Arbër Muriqi, nga SHBA, vizitoin krerët e UÇK-së në Hagë.
“Është dita më krenare, dhe më emocionale, shkruajn ata përmes një mesazhi që përcollën në rrjetin social FB, duke thënë se, u takuan me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë, zotin Haradinaj, Gucatin, Mustafa dhe Pjetri, derisa shkruan se të gjithë luftëtarët e lirisë ishin mirë, dhe mjaft kurajoz.
“Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pamë edhe..
Read MoreLabinot Maliqi, imam në xhaminë “Dr. Prof. Bedri Kameri”, ka thënë që agjërimi në Muajin Shenjtë të Ramazanit, është një prej urdhrave të Zotit dhe një nga shtyllat e fesë islame.
Tutje Maliqi në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova ka treguar edhe çfarë e prish agjërimin.
“Agjërimin e prish çdo gjë që njeriu ha dhe pi me qëllim gjatë kohës sa është agjërueshëm. Gjithashtu, ejakulimi me dëshirë me apo pa kontakt intim. Çdo gjë që depërton në brendësi të trupit përmes fytit edhe nëse nuk është materie ushqyese: si pirja e duhanit, tabletat e të tjera”, ka thënë ai.
Read MoreIsh-emisari special amerikan, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mbështetur përmes një reagimi, marshin masiv të mbajtur sot në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
”Qëndroj me këta miq në Kosovë- që u mblodhën për lirimin e mikut tim Hashim Thaçi”, ka thënë ai, transmeton klankosova.tv.
Megjithatë duke qenë nga ekipi Trump, ai ka shfaqur disa kritika ndaj administratës Biden për siç thotë mosveprim në këtë çështje.
Teksa mes tjerash ai thotë se SHBA-të, duhet të bëjnë thirrje për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Read MorePas marshit të zhvilluar dje në sheshet e Prishtinës, një protestë me synim Drejtësinë, sot do të zhvillohet në Hagë.
Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugë për në Hagë, që t’u dalin në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara.
Në disa fotografi të bëra publike shihet se shumë prej tyre veçse janë bërë bashkë, për marshin e nesërm pranë Gjykatës Speciale, kur pritet që sot ditën e hënë fillon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi, të cilët po mbahen në burg gjoja për krime të kryera gjatë luftës.
Read MoreSot nis gjykimi i Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Ata do të përballen me akuza për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë nga Marsi i 1998-ës deri në Shtator 1999.
Më 3 prill, ata do të njihen me akuzat. Ndërsa 8 ditë më pas nis dëgjimi i mbi 300 dëshmitarëve.
Parashikohet që i gjithë procesi i paraqitjes së provave të përmbyllet më 1 Prill të 2025, periudhë gjatë së cilës, 4 të pandehurit do të qëndrojnë në burgjet e Hagës.
Gjykata Speciale ka lëshuar sot një komunikatë për media lidhur me gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, që pritet të fillojë të hënën.
Specialja ka bërë një përmbledhje të seancave paragjyqësore në rastin ku ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzohen për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit.
Siç njofton Specialja, “është planifikuar që deklaratat hyrëse të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës..
Read MoreMalazezët festojnë fitoren e Millatoviq me flamurin e Serbisë
Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Millatoviq pas fitores në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ka thënë se kjo është me të vërtetë një fitore Malit të Zi të pajtuar, më të pasur, të suksesshëm dhe evropian.
Ai kishte kundërkandidat Presidentin aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili i uroi fitoren Millatoviqit. Kurse, simpatizantë të këtij të fundit u panë teksa festonin fitoren me flamuj të Serbisë.
Millatoviq tha para mediave se këtë natë e kanë pritur për më shumë se 30 vjet, derisa shtoi se kjo është fitore historike.
“Me fat fitorja e Malit të Zi të pajtuar, sepse kjo është me të vërtetë një fitore Malit të Zi të pajtuar dhe një fitore për të gjithë ne. Mali i Zi sonte bëri një hap vendimtar përpara, i tha lamtumirë me vendosmëri këtij regjimi të tejkaluar të zotit Gjukanoviq dhe bëri një hap përpara drejt një Mali të Zi më të pasur, më të drejtë, më të barabartë, më të bukur dhe evr..
Mes mijëra qytetarëve pjesëmarrës në “Marshin për drejtësi” ishin dhe familjarët e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit e PDK-së, Kadri Veseli. Ata i kanë prirë marshit në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së dhe më pas janë ngjitur dhe në binën ku janë mbajtur fjalimet.
Pjesë e këtij marshi ishin gruaja e Hashim Thaçit, Lumnija, djali Endriti; si dhe gruaja e Kadri Veselit, Violeta dhe dy fëmijët e tyre. Djali i ish-presidentit Thaçi- Endriti për një moment nuk ka arritur t’i mbajë lotët nga emocionet që përçoheshin përmes këtij marshi dhe të gjithë përkrahjes që iu dha babait të tij dhe ish-bashkëluftëtarëve të UÇK-së.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se protesta e sotme “Liria ka emër”, u ndoq drejtpërdrejt nga ish-krerët e UÇK-së nga Haga, teksa ka ftuar qytetarët të duartrokasin dhe brohorasin UÇK. Krasniqi tha se sot “Marshojmë për Drejtësi” për t’u solidarizuar me çlirimtarët tanë, duke besuar fuqishëm se ata do të rikthehen fitimtarë.
“Në këto ..
Read MoreShqiptarët e diasporës mësyjnë Hagën, nesër protestë në përkrahje të UÇK-së
Pas marshit të zhvilluar sot në sheshet e Prishtinës, një protestë do të zhvillohet nesër në Hagë.
Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugë për në Hagë, që t’u dalin në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Shumë prej tyre me vetura, e të tjerë edhe me organizime të bëra përmes linjave të autobusëve janë duke udhëtuar tashmë për në Hagë.
Numri më i madh i shqiptarëve që po mblidhen për këtë mars janë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.
Në disa fotografi të bëra publike shihet se shumë prej tyre veçse janë bërë bashkë,për marshin e nesërm.
Duhet përkujtuar që nesër fillon edhe procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi si dhe ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.
Të njëjtit vazhdojnë të mbahen në Hagë,në kuad..
Read More