Prokuroria: Hashim Thaçi ishte intervistuar fshehurazi, kishte dhënë deklarata të rrejshme
Prokuroria: Hashim Thaçi ishte intervistuar fshehurazi, kishte dhënë deklarata të rrejshme
Nga Prokuroria e Speciales kanë folur sot në nisjen e gjyqit ndaj krerëve të UÇK-së.
Nga Organi i Akuzës thanë se çështja nuk i akuzon të gjithë anëtarët e UÇK-së, dhe nëse dikush e thotë këtë, sipas Prokurorisë është e rreme, shkruan lajmi.net.
“Kjo çështje nuk i akuzon të gjithë anëtarët e saj. Nëse dikush e thotë këtë, kjo është e rreme. Akuza i ngarkon katër vetë. Shumica e anëtarëve të UÇK-së nuk kishin të bëjnë fare me këto, apo me krimet që ngrihet aktakuza. Kjo çështje ka të bëj vetëm me ato që kanë bërë katër të akuzuarit. Një çështje që do të na vë në vështirësi është atmosfera e frikësimit të dëshmitarëve që mbretëron në Kosovë. Frikësimi vazhdon edhe sot e kësaj dite, kjo është arsyeja pse gjykata është vendosur në Holandë. Dëshmitarëve do t’u duhet guxim. Kemi për të parë dëshmitarë që nuk do të duan t’i tregojnë Trupit Gjykues ato që dijnë, për shkak të frikës apo besnikësirë së ..
Read More