TË FUNDIT

TË FUNDIT

Kurti takon Sarrazinin dhe Eignerin, diskutohet situata me Serbinë

Kurti takon Sarrazinin dhe Eignerin, diskutohet situata me Serbinë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ishte i ftuar mbrëmë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në rezidencë, për një darkë pune.
Zyra e Kryeministrit bën të ditur se me këtë rast Kurti u takua me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe përfaqësuesin special të Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Johannes Eigner.

Gjatë darkës, u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel.

Read More
TË FUNDIT

Fitorja e Milatoviç në Mal të Zi u festua me flamuj serb, në festën e fitores prezent edhe liderë politik pro-serb e pro-rus

Fitorja e Milatoviç në Mal të Zi u festua me flamuj serb, në festën e fitores prezent edhe liderë politik pro-serb e pro-rus

Flamujt serbë dhe festa e përkrahësve të presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me tre gishtat e ngritur lart lartë, arritën të lënë në hije fjalimin e tij pajtues dhe pro-evropian, të cilin e mbajti pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, të dielën në mbrëmje.

Përderisa Milatoviq iu drejtua mbështetësve të tij duke thënë se do të jetë presidenti i të gjithë qytetarëve të Malit të Zi dhe se do ta udhëheqë vendin drejt BE-së, pas tij qëndronin të gjithë liderët e koalicionit pro-serb që mundi Milo Gjukanoviqin në zgjedhjet parlamentare të 2020-ës.

Midis tyre ishin Andrija Mandiq, duka çetnik dhe lider i Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Dritan Abazoviq, kryeministër në një mandat teknik dhe Aleksa Beçiq, ish-kryetar i parlamentit dhe lider i Malit të Zi Demokratik.

Shumë u befasuan edhe nga prania e Zdravko Krivokapiqit, k..

Read More
TË FUNDIT

Zhduket një person në Prizren

Zhduket një person në Prizren

Një person është zhdukur në Prizren.
Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se raportimi për të është bërë dje, por që i njëjti theksohet të jetë zhdukur që nga data 1 e këtij muaji.

“Prizren 01.04.2023 – 09:30. Me 03.04.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia që nga data e lartcekur ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Dy vjet nga zgjedhja e Osmanit si presidente e Kosovës

Dy vjet nga zgjedhja e Osmanit si presidente e Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, më 4 prill 2021, me 71 vota “për” zgjodhi presidente të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun.
Osmani u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku votuan 82 deputetë. 71 nga deputetët votuan për Vjosa Osmani-Sadriu, 11 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa për kandidatin tjetër Nasuf Bejta nuk votoi asnjë deputet.

Para raundit të tretë u zhvillua edhe procedura e dy raundeve, të parit dhe të dytit.

Në raundin e parë, votuan 81 deputetë. Për kandidaten Vjosa Osmani-Sadriu votuan 69 deputetë, 12 vota u shpallën të pavlefshme, ndërsa kundërkandidati i Osmanit, Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë. Në bazë të këtij rezultati u konstatua se asnjëri nga kandidatët nuk i kishte votat e nevojshme për t’u zgjedhur president, aq sa duhen sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në raundin e dytë votuan 81 deputetë. Për kandidaten Vjosa Osmani-Sadriu votuan 67 deputetë,..

Read More
TË FUNDIT

Dialogu Kosovë-Serbi, sot takimi i kryenegociatorëve

Dialogu Kosovë-Serbi, sot takimi i kryenegociatorëve

Kosova dhe Serbia sot do të zhvillojnë raundin e ri të dialogut në Bruksel, i pari që prej dakordimit për marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit të saj muajin e kaluar. Sot do të takohen shefat e ekipeve negociatore, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nga pala serbe.
Në takim pritet të diskutohet zbatimi i neneve të marrëveshjes bazë si dhe formimi i komisionit të përbashkët mbikëqyrës për implementimin e ujdisë.

Gjatë së hënës, zëdhënësi i Bashjimi Evropian, Peter Stano deklaroi se presin nga Kosova dhe Serbia që të të kontribuojnë në krijimin dhe ruajtjen e atmosferës së normalizimit, pajtimit dhe zbatimit të shpejtë të angazhimeve që janë marrë në fund të shkurtit në Bruksel dhe më pas në mes të marsit në Ohër.

“Takimi i kryenegociatorëve është i rëndësishëm sepse ata do të diskutojnë. Ata do të takohen në fakt për herë të parë zyrtarisht pas marrëveshjes së Ohrit dhe do të punohet dhe diskutoh..

Read More