TË FUNDIT

TË FUNDIT

Rrëzohet lisi tek Parku i Qytetit në Prishtinë

Rrëzohet lisi tek Parku i Qytetit në Prishtinë

Bora e cila sot ka mbuluar thuajse çdo anë të Kosovës padyshim se i zuri në befasi shumë prej komunave.
Në ditët e pranverës kur temperaturat ishin ngritur mjaftë shumë, gjithçka ndryshoi brenda natës.

Kësisoj edhe në Prishtinë shumë rrugë vazhdojnë të jenë vështirë të kalueshme.

Madje një problem tjetër u shfaq edhe tek Parku i Qytetit.

Në rrugën që të lidhë me parkun e qytetit dhe anët e tjera një lis është rrëzuar.

Por tashmë përgjegjësit nga Komuna e Prishtinës janë në vendin e ngjarjes duke u munduar që të sanojnë dëmin e shkaktuar dhe largimin e këtij lisi./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

Haki Abazi jep detaje: Vetëvendosje udhëhiqet nga një person që s’është në parti

Haki Abazi jep detaje: Vetëvendosje udhëhiqet nga një person që s’është në parti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, nuk ka kursyer akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së deputetëve të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila.
Abazi tha se pikërisht kryeministri Kurti, kishte kërkuar që të shkarkohej nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme.

Ndërsa për shkarkimin e tij nga strukturat e partisë, Abazi thotë se është përfshirë edhe Dejona Mihali.

Abazi ka thënë se vendimi për shkarkimin e tij, nuk ka ardhur si pasojë e mospunës së tij, por për shkak të pakënaqësisë që Abazi i kishte shfaqur në drejtim të Mimoza Kusari-Lilës.

“Është kërkuar nga zotri Kurti shkarkimi im si kryetar i Komision për Punë të Jashtme, dhe unë shfrytëzoj rastin që të them se unë nuk jam shkarkuar për shkak të mospunës sepse po të ishte ashtu, do të kishte një raport aty, dhe e dyta askund brenda institucioneve të Kosovës përfshirë edhe Kryesinë dhe Këshillin e VV-së, nu..

Read More
TË FUNDIT

Sot në Speciale fjalën e ka mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Sot në Speciale fjalën e ka mbrojtja e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Sot fjalën e saj do të thotë mbrojtja e të akuzuarve.
Në seancën e cila do të fillojë në orën 09:00 sipas kohës lokale në Kosovë, por që sinjali i transmetimit vjen për 45 minuta me vonesë, për shkaqe sigurie, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në pika të shkurtra, do të paraqesin mbrojtjen e tyre kundër akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Këta të fundit, të hënën për nga ora 09:00 deri në orën 17:00, me dy pauza, paraqiten pikat e aktakuzës ndaj ish drejtuesve të UÇK-së.

Bazuar në kalendarin e Dhomave të Specializuara, seancat në rastin “Thaçi e të tjerët” do të vazhdojnë edhe me 5 prill, pastaj me 11, 12, 13 dhe 17, 18, 19 e 20 prill.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë më 3 prill para ..

Read More
TË FUNDIT

Bien dukshëm temperaturat, pamje nga disa anë të Prishtinës

Bien dukshëm temperaturat, pamje nga disa anë të Prishtinës

Mbi vendin tonë sot po mban mot i ftohtë dhe me reshje bore.
Bora e cila ka nisur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar nuk ka ndaluar për shumë orë, ndërsa si shkak i kësaj edhe shumë rrugë vazhdojnë të jenë vështirë të kalueshme.

Nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës është bërë e ditur se temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me ngrica.

“Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundë..

Read More
TË FUNDIT

Kosovarja në krye të Shërbimit Informativ në Shqipëri, Rama flet për prezantimin e saj

Kosovarja në krye të Shërbimit Informativ në Shqipëri, Rama flet për prezantimin e saj

Edhe pse krerët e vendit kisin marrë vendim për largimin e saj nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës, Vlora Hyseni tashmë ka marrë një tjetër post tjetër të rëndësishëm, por në Shqipëri.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dje ka dekretuar emërimin e Vlora Hysenit si drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Kurse sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një fotografi krahas Hysenit duke theksuar se sapo kanë mbaruar prezantimin në institucion të drejtoreshës së re të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ndryshë më 17 mars kryeministri Edi Rama shkoi në zyrën e presidentit Begaj për të propozuar zonjën Hyseni në krye të këtij dikasteri me besimin se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

Në shkurt të v..

Read More
TË FUNDIT

74 vjet NATO, sot i bashkohet edhe Finlanda

74 vjet NATO, sot i bashkohet edhe Finlanda

E themeluar 74 vjet më parë me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me 29 vende anëtare në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
1949: Kërcënimi sovjetik

E themeluar më 4 prill 1949 në Uashington, NATO-ja fillimisht kishte 12 shtete themeluese: 10 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë.

Aleanca synonte të luftonte kundër kërcënimit sovjetik dhe bazohej në parimin e solidaritetit të ndërsjellë midis të gjithë anëtarëve të tij, siç përcaktohet në nenin 5: “Palët bien dakord që një sulm i armatosur kundër një ose më shumë prej tyre, në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm i drejtuar kundër të gjitha palëve”.

Gjatë viteve u bënë pjesë edhe Greqia, Turqia (1952), Gjermania (1955) dhe Spanja (1982).

Kur BRSS-ja u shpërbë, në vitin 1991, një fazë e re po krijohej për Aleancën dhe në maj 1997, NATO-..

Read More
TË FUNDIT

Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar në trafik

Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar në trafik

Policia e Kosovës ka bërë apel tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të borës që kanë nisur nga mbrëmë.
“Edhe pse jemi në stinën e pranverës dhe shumica e automjeteve në qarkullim mund të jenë me goma të verës, pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave)”.

“Kërkohet nga shoferët që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se Instituti Hidrometerologjik ka njoftuar se temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

Read More
TË FUNDIT

Prishtina zbardhet nga bora, dimri “rikthehet” në pranverë

Prishtina zbardhet nga bora, dimri “rikthehet” në pranverë

Qytetarët e Kosovës sot janë zgjuar në një mot krejtësisht ndryshe.
Bora e cila ka rënë gjatë gjithë natës dhe po vazhdon të bie ka ulur temperaturat.

Si shkak i kësaj bore shumë rrugë janë bllokuar dhe padyshim se qarkullim vazhdon të jetë mjaftë i vështirë.

Edhe pse bora i ka dhënë një pamje shumë të hijshme kryeqytetit, temperaturat deri në -2 gradë Celcius po e rikthejnë dimrin në prill./Lajmi.net/

Read More
TË FUNDIT

“Me gjakun e amerikanëve do ta ndihmojmë UÇK-në”, bisedë e gjeneralit Clark me vartësit e tij

Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s në Kosovë si Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë, kishte shkruar një libër pak vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, në librin e tij ”Të bësh luftë moderne”, kishte treguar edhe anën e panjohur të luftës së Kosovës, përcjell klankosova.tv.

Detaje të pathëna të negociatave e koordinimeve të sulmeve ushtarake ishin treguar për herë të parë në këtë libër.

Se aleanca mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe NATO-s ishte shumë e afërt, këtë e dëshmon personalisht gjenerali Clark në këtë libër.

Ai ka treguar për bisedën dramatike që ka zhvilluar me dy vartësit e tij: Mike Short dhe Jay Hendrixin, gjatë luftimeve të UÇK-së për Majën e Pashtrikut.

”Deri në orën 13:00, thash unë, ju do të më thoni se çfarë do të ndërmerrnit për t’i ndihmuar UÇK-së të mbajë pozicionet në majë të malit. Mali nuk do të humbet. Ne nuk do t’i lejojmë serbët të ngjiten në majë të malit. Do të paguajmë për atë majë ..

Read More
TË FUNDIT

Borë në disa pjesë të Kosovës (VIDEO)

Ndonëse jemi në fillim të prillit, në disa pjesë të Kosovës ka rënë borë.

Në disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihen teksa bora ka mbuluar tokën në komunën e Kaçanikut, në Dragash dhe komuna të tjera.

Ndërkaq në Suharekë, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka angazhuar ekipet për t’i pastruar rrugët.

“Jemi në përpjekje të vazhdueshme që bora të pastrohet nga rrugët në Budakovë dhe fshatrat tjera” ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Sipas meteorologëve të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë.

Po ashtu, teshjet e shiut lokalisht mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë shtresa dëbore, viseve malore edhe deri në gjysmë metri shtresë të re.

Ditën e enjte dhe të premte do të ketë intervale me diell, por mbetet ende mot paksa i ftohtë.

Në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, sërish pri..

Read More